• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Diktatura Maduro”, SHBA vendos sanksione të reja ndaj Venezuelës

by Java News
26/08/2017 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka deklaruar se sanksionet e reja financiare të imponuara nga Shtetet e Bashkuara do të çojnë në një pezullim të eksporteve të naftës drejt SHBA-së.

Urdhri i presidentit Donald Trump ndalon tregtinë në borxhin venezuelas dhe bllokon firmën shtetërore të naftës të shesë kontrata në Shtetet e Bashkuara.

I ashpër ishte reagimi i presidentit Nicolas Maduro, i cili i qortoi sanksionet amerikane si një akt jo-ligjor agresioni.

“Venezuela kurrë nuk do t’i dorëzohet asnjë fuqie imperiale. Ne nuk do të kemi probleme për ta shitur naftën tonë në tregje të tjera,” u shpreh presidenti.

Edhe ministri i jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza dënoi veprimet e Shteteve të Bashkuara si nxitëse të një krize humanitare. Sanksionet, sipas tij, dhe “kërcënimet” nga amerikanët përbëjnë një “politikë të pacivilizuar”.

Por Shtetet e Bashkuara e akuzojnë qeverinë e Maduros si dhunuese të të drejtave të njeriut dhe penguese të demokracisë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, “diktatura Maduro” po i mohon popullit të ushqehet e të mjekohet. Asambleja e re e votuar, sipas Uashingtonit përbën një thyerje themelore në rendin ligjor legjitim të Venezuelës.

Urdhri i nënshkruar nga Trump do të detyrojë mbylljen e Citgo Petroleum, një degë me bazë në SHBA e kompanisë venezuelase të naftës PDVSA. Ky vendim pritet t’i kushtojë vendin e punës shumë amerikanëve si dhe do të ndikojë tek investimet e kompanive amerikane./oranews

a.ç

Next Post
Lista e studentëve që kanë fituar Masterin

TABELA/ Universitetet, pikët minimale që ju duhen për raundin e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In