Diktatori i Zimbabvesë Robert Mugabe(91), duke folur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ka bërë një deklaratë skandaloze. Ai ka folur për të drejtat e njeriut, por i ka shkelur aty për aty duke bërë deklaratë kundër komuniteti LGBT. “Ne nuk jemi gay” ka thënë ai. Ironikisht, Mugabe ka bërë deklaratën kundër komunitetit LGBT, derisa ka folur për të drejtat e njeriut.
“Ne i përjashtojmë përpjekjet për të mbështetur të drejta të reja që janë kundër vlerave tona, normave, traditave dhe besimit. Ne nuk jemi gay” ka theksuar ai.









