• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diktatori i fundit përballë “demokratëve të parë”; një model i përmbysur politik

by Ylli Pata
22/11/2022 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në publikimin që po i bëhet këto ditë “Republikës së Parë” të Mero Bazes në gazetën TemA, shikohet si në kronikë, por edhe me foto, një realacion pak i njohur i udhëheqjes së fundit komuniste të Shqipërisë me lidershipin e ri demokratik të Kosovës.

E fotoja që dje u publikua për së pari, ajo e Ramiz Alisë me Bujar Bukoshin, flet shumë, për të sjellë sadopak analizë të një relacioni politik të panatyrshëm në dukje.

Alia, pasardhësi i Enver Hoxhës, udhëheqësi i fundëm komunist i Shqipërisë, ka dalë për ta përcjellë pas pritjes që i ka bërë në Pallatin e Brigadave, numrin dy të lidershipit të ri të Kosovës, Sekretarit të Përgjithshëm të LDK-së, Bujar Bukoshi.

Të dy janë modele të kundërta të historisë politike dhe njerëzore, që nuk puqen askund me njëri-tjetrin. Njëri-Alia, përfaqëson të gjithë modelin e 45 vjet komunizëm në Shqipëri, e Bujar Bukoshi anën tjetër. Madje Bukoshi kishte edhe një brengë të madhe në shtetin amë-vëllanë që s’kishte mundur ta takonta për shumë vite, i cili ishte arratisur nga Kosova, burgosur nga nomenklatura që përfaqësonte Ramiz Alia, e mbrapa një kalvar vuajtjesh që ka shoqëruar çdo të përndjekur nga ai regjim.

Pra ishin dy të kundërt, që krejt natyrshëm mund ta urrenin njëri-tjetrin, ose të paktën të mos e pëlqenin apo simpatizonin.

Megjithatë, siç shikohet në fotografi, buzëqeshja e Alisë dhe Bukoshit është njerëzore, shtrengimi i duarve gjithashtu i tillë. Që sikur thotë; kemi një të përbashkët, jemi shqiptarë,  duhet të punojmë për ta çuar para këtë sfidë a shans quaje, që na ka dalë përpara.

Ashtu ndodhi në fakt, me probleme e defekte, ai bashkëpunim mes dy botëve të ndryshme e madje me plot pezm eci. Eci sepse, e këtu fjala është për modelin “Ramiz Alia”.

Udhëheqësi i fundit komunist i Shqipërisë mendoi se më e rëndësishme është të lihen pezmet e të punohet për punët e mëdha të shqiptarëve.

Ai model, pra i Ramiz Alisë që si drejtues partizan kishte luftuar edhe në Kosovë kundër shqiptarëve, e regjimi që ai përfaqësoi dhe drejtoi, burgosi mjaft shqiparë i Kosovës, arriti të puqet me një pinjoll i një familje të persekutuar nga komunizmi jugosllav si Ibrahim Rugova dhe po ashtu edhe nga komunizmi i Enver Hoxhës si me familjen e Bujar Bukoshit, nuk u përsërit asnjëherë në marrëdhënien ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Që prej prishjes së Berishës me Rugovën e deri më sot, relacionet mes shqiptarëve janë pjesë e një modeli që duket më shumë fisnor apo tribal sesa politik.

Ndërkaq, në aspektin e brendshëm, Ramiz Alia, duket mendoi që përveçse udhëheqësi i fundit komunist të ishte dhe presidenti i parë demokratik i vendit.

Ku u bë pasi fitoi zgjedhjet si shef i PPSH-së. Por pas disa muajsh në pushtet, vendosi që të krijonte një qeveri koalicioni me opozitën dhe ta çonte vendin në zgjedhje , pas protestave dhe reagimit të madh popullor.

Në mes të këtij procesi, nxiti dhe drejtoi transformimin e Partisë së Punës në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

E në udhëheqjen e re, Ramiz Alia nuk pati asnjë rol, madje nuk u zgjodh në krye të PS-së, asnjë këshilltar i tij në presidencë, asnjë ndihmës i tij, asnjë kushëri apo njeri i rrethit familjar. Fatos Nano dhe udhëheqësia  PS-së, realisht nuk pati asnjë marrëdhëni me “babain” politik të partisë së tyre.

Alia ngrysi ditët në presidencë deri kur më 22 mars 1992, fitoi në zgjedhje Partia Demokratike. Ai mund të kishte qëndruar e të bënte një negociatë për fatin e tij, por dha dorëheqejn menjëherë dhe u tërhoq në jetën e tij. E burgosën disa herë, e proceset dhe historinë e tij gjyqesore e përballoi vetë. Siç përballoi edhe jetën më të vështirë të tij pas daljes nga burgu-vetminë. Ku në një pallat të vjetër pranë Stadiumit DInamo jetonte pa familjen e tij; vajza dhe djali që jetonin në emigracion.

Nuk ndërhynte asnjëherë në debatin publik, e jepte rrallë intervista, për të cilat kërkonte honorare. Pasardhësi që e respektoi më shumë, që e thërriste në çdo event zyrtar ishte një President i zgjedhur nga Partia Demokratike; Bamir Topi.

Me Edi Ramën, i cili ishte bërë kryetar i PS-së nuk kishte asnjë kontakt. Në një pritje në Pallat të Brigadave, në vitin 2008 më tha që i vetmi lider me të cilin kishte kontakte, ishte Ilir Meta.

I cili më pas edhe ndikoi që t’i siguronte një funeral çerek shtetëror në ndërtesën e SHQUP-it, aty ku sot është selia  Partisë Demokratike.

Për Ramiz Alinë, kanë thënë e do të thonë shumë gjëra, akuza bëhet llaf, ndoshta me arsye e të drejtë, për mënyrën sesi ai veproi kur ishte në pushtet si aktor i dorës së tretë, të dytë e më pas në krye të shtetit.

Megjithatë, po ta krahasojmë me modelin që ne kemi sot mund të thuhet lirisht se “ishim mirë kur ishim keq”.

Sali Berisha, i cili ishte President i Republikës, nuk la, madje dëboi çdo politikan që e shikonte si udhëheqës me autoritet. Kur dha dorëheeqjen si President u kthye në krye të PD-së, ku bëri e çfarë zbëri për 8 vjet dhe u bë kryeministër. Ku qëndroi 8 vjet, por kur humbi zgjedhjet dha dorëhqjen, e zgjodhi në krye të PD-së, të besuarin e tij.

Duke kontrolluar gjithçka ose shumëçka në pushtetin e partisë së tij në opozitë. Në momentin që i besuari i iku nga duart, u rikthye e mori partinë duke bërë lëmsh jo vetëm mjedisin e tij politik, po e çka rrotull,e është bërë ortak si Coli me Lolin me Ilir Metën, Presidentin e fundit, që e quan veten si Berisha, një nga demokratët e parë.

E ky demokrati i parë, që ka luftuar për demokraci ka 30 vjet ku ka marrë të gjitha postet më të larta që ka Republika, kur la postin e Presidentit, të gjithë stafin e tij e solli në partinë që e drejtonte gruaja, e po na e paraqet si një forcë të rinisë.

Ja ky është modeli ynë politik që edhe në formë është retrogratë, pasi në përmbajtje është thjesht byreqe, pispili apo sharje live në tik tok apo në emisionet e darkës, ku duket se vetëm veshjet dhe botoksi i të ftuarve ngjan pak me këtë botë. Kurse pjesa tjetër, duket si një realitet imagjinar çehovian, por që edhe Çehovi e imagjinonte, edhe pse jetonte në një shoqëri mesjetare të degraduar…

Next Post
Berisha ‘karantinon’ PD-në e ‘fiton’ ndaj SHBA, Rama projekton fitoren e 2023-it

“Përmbytja është qeveritare”/ Rama i publikon Berishës videon e vitit 2010: Si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In