• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Digjitalizimi i administratës, Rama: Nga 2020 u dhanë 49 mln shërbime online, kursyem 640 mln euro

by A R
17/04/2025 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, ishte pjesëmarrës në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike.

Në fjalën e tij, ai fillimisht përgezoi punën e bërë prej AKSH-it, platforma e së cilës jep 95% të shërbime online, siç cilëson Rama.

Ai tha se e shkuara e administratës ka qenë “lëmsh e li”, ndërsa thekson se nga viti 2020 e deri më sot janë dhënë të paktën 49 milionë shërbime online. Kreu i qeverisë tha se për shkak të digjitalizimit është arritur kursimi i 640 milionë euro, që nga asgjësimi i radhës por për faktin që nuk është më nevoja që emigrant shqiptar të vijë në Shqipëri vetëm për një dokument, e të përballet me sportele me radhe të gjata.

“Ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është e jashtëzakonshme. Kjo është kaq e vërtetë saqë Shqipëria konsiderohet si vend lider në rajon nga digjitalizimi i shërbimeve publike, e në çdo klasifikim evropian ne jemi mbi mesin e klasifikimit, çka duke pasur parasysh nga çfarë humnere e nisëm ngjitjen, e bën spektakolare këtë transformim. Këtë transformim që ka emrin në fillim të AKSHI-t, e cila në fillim ishte një agjenci fantazëm, e sot platforma jep 95% a më shumë të shërbimeve online, ndërsa dikur jepte një grusht qesharak shërbimesh, sot ka arritur një skuadër që i shërben shtetit por është lider në treg sa i përket kapaciteteve të veta profesionale.

Nga ana tjetër, padiskutim në këtë process, nuk mund të mos vlerësoj edhe ata që Linda përmendi, sepse ky është një proces që kushton. E Shqipëria tani ka filluar të krijojë kapacitete financiare të konsiderueshme në raport me ambicien e vet. Deri para pak kohe ishte e domosdoshme mbështetja që fatmirësisht e kemi gjetur nga disa partnerë. Është jo e lehtë të kthethesh pas, ato pamje që ishin bardh e zi e që sot e për ne, që i kemi jetuar deri para një dekade duken si pamje të Luftës së Dytë Botërore. Një realitet shumë i zymtë, por trashëgimia e atyre pamjeve si arkiva, ku ishin bërë lëmsh e li dokumentet e shtetit, është një trashëgimi ende që peshon e na vështirëson procesin, pasi digjitalizimi i plotë i atyre arkivave është një domosdoshmëri. 54 shërbime do merren drejtpërdrejtë me vulë elektronike me kërkesë zanore.

Nga ana tjetër janë 3.3 mln përdorues, praktishit gjithë shqiptarët, që janë aktivë brenda e jashtë vendit, dhe bizneset, e prej vitit 2020 janë dhënë 49 mln shërbime. Përfytyroni 49 mln qëndrime në radhe, kontakte sy më sy e vesh më vesh, frymë më frymë, me shtetin nëpër sportele. 49 mln radha, 49 mln raste ku mundësia për të dalë të stresuar nga kontakti apo e për të pasur ndjesinë e një dore që të futet në pantellona për të kërkuar lekë, është një mundësi reale. Të gjitha këto të eliminuara, bashkë me mortjen e korrupsionit endemik. Një mortje që persekutonte shqiperinë ne çdo sportel, në çdo hap.

Ne kemi bërë një audit ndërkombëtar të platformës për të kuptuar se çfarë ka provuar ky transformim.

640 mln euro të kursuera, vetëm nga ky transformi, vetëm nga asgjësmi i radhëve, nga kursimi i kohës.
1 mln km rrugëtim vajtje-ardhje njerëzish, për të marrë dokumentat, ose se kjo më pëlqen, na e kanë dhënë përpara si një shëmbull, 25 mijë xhiro rreth tokës.

Të gjitha këto përfshijnë edhe shërbimet publike, ata që jetojnë jashtë kanë kursyer 57 mln euro, ngaqë i marrin shërbimet nga platforma. Më e rëndësishmja ata që jetojnë jashtë i marrin shërbimet njësoj si ata që jetojnë brenda, pa pasur nevojë për të ardhur në Shqipëri, e për të bërë pjesëmarrësin në ato skena të tmerrshme në sezonin e verës, ku njerëzit dyndeshin në sportele për të marrë një letër. E bëheshin si refugjatë në një kamp lufte.”, tha Rama.

Next Post
“Është krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur”/ Tensione në GJKKO, të akuzuarit përplasen në sallën e gjyqit me Nuredin Dumanin

“Në Kosovë qëndrova deri natën që i ra Rusia-Ukrainës”, Dumani flet për premtimin 150 mijë €

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projektligji i SHBA për vendet e BP, Noka: Parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit

Projektligji i SHBA për vendet e BP, Noka: Parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit

December 26, 2025
Mungoi në varrimin e të atit pasi Haga nuk i dha leje, veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

Mungoi në varrimin e të atit pasi Haga nuk i dha leje, veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

December 26, 2025
Shqiptari i dënuar për kultivim droge i shpëton deportimit nga Britania e Madhe falë të dashurës së tij

Shqiptari i dënuar për kultivim droge i shpëton deportimit nga Britania e Madhe falë të dashurës së tij

December 26, 2025
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

December 26, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 26, 2025
Rënia e Qeverisë së Stabilitetit në 1991, Ylli Bufi tregon si u sulmuan ndërmarrjet shtetërore

Rënia e Qeverisë së Stabilitetit në 1991, Ylli Bufi tregon si u sulmuan ndërmarrjet shtetërore

December 26, 2025
INSTAT: Në maj vizitorët e huaj u rritën me 63%, ja dy qytetet me shifrat më të larta

“Turizmi, lokomotiva e rritjes ekonomike”, Civici rendit problematikat: Alarm për…

December 26, 2025
100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

December 26, 2025
Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

December 26, 2025
GAIA Flowers Studio, një risi për qytetin e Durrësit, produkte e artikuj dhe kompozime ndryshe

GAIA Flowers Studio, një risi për qytetin e Durrësit, produkte e artikuj dhe kompozime ndryshe

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com