• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Digjet Kurani pranë ambasadës turke në Suedi, ndizen tensionet në Ankara

by A R
22/01/2023 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia denoncoi protestat e mbajtura në Suedi përpara ambasadës së saj në Stokholm, duke përfshirë djegien e një Kurani nga mbështetësit e ekstremit të djathtë dhe nga aktivistët kurdë.

Ankaraja anuloi një vizitë të ministrit suedez të mbrojtjes që synonte të kapërcejë kundërshtimet e Turqisë ndaj anëtarësimit të saj në NATO. Suedia prej kohësh kërkon mbështetjen e Turqisë për të hyrë në aleancën ushtarake, ndërsa frika në Evropë rritet pas pushtimit rus të Ukrainës.

Djegia e Kuranit u krye nga Rasmus Paludan, lideri danezo-suedez i partisë politike të ekstremit të djathtë. Në Prill të vitit të kaluar, njoftimi i Paludan për djegien e Kuranit gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit shkaktoi trazira në mbarë Suedinë. I rrethuar nga policia, Paludan i vuri zjarrin librit të shenjtë me një çakmak, në të cilën ai sulmoi Islamin dhe emigracionin në Suedi. Nga ana tjetër në Stamboll, njerëzit në një grup prej rreth 200 protestuesish i vunë zjarrin një flamuri suedez përpara konsullatës suedeze në përgjigje të djegies së Kuranit.

Demonstruesit valëvitën flamujt e grupeve të ndryshme kurde, duke përfshirë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit e cila ka zhvilluar një kryengritje prej dekadash kundër Turqisë. Kjo parti konsiderohet një grup terrorist në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, por simbolet e saj nuk janë të ndaluara në Suedi.

“Ne dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e poshtër ndaj librit tonë të shenjtë… Lejimi i këtij akti anti-islam, i cili synon muslimanët dhe fyen vlerat tona të shenjta, nën maskën e lirisë së shprehjes është krejtësisht e papranueshme,” tha Ministria e Jashtme turke.

Autoritetet turke i kërkuan Suedisë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme kundër autorëve dhe ftoi të gjitha vendet të ndërmarrin hapa konkretë kundër islamofobisë.

Disa vende arabe, përfshirë Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Kuvajtin, denoncuan djegien e Kuranit dhe bën thirrje për përhapjen e vlerave të dialogut, tolerancës dhe bashkëjetesës duke refuzuar urrejtjen dhe ekstremizmin. Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës, por të 30 vendet anëtare duhet ta miratojnë anëtarësimin e këtyre vendeve. Turqia ka thënë se Suedia në veçanti duhet së pari të marrë një qëndrim më të qartë kundër atyre që i sheh si terroristë, kryesisht militantë kurdë që i fajëson për një përpjekje për grusht shteti të vitit 2016.

/a.r

Next Post
prosti

Rrëfimi tronditës i punonjësve të seksit në Moldavi: Marianën e varën, Natashën e mbytën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In