Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjtje në Vlorë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në lagjen “Partizani”, Vlorë, ku automjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., është shkrumbuar.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.
“Më datë 24.06.2021, rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
g.kosovari