• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Digjet banesa në Krujë, familjarët: Zjarrfikësja erdhi pas dy orësh!

by A R
05/01/2019 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shtëpi është djegur e gjitha në fshatin Arrameras të Krujës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha.

Familjarët thonë për ‘ABC News’ se megjithëse njoftuan në kohë, zjarrfikësja mbërriti me dy orë vonesë, kur nuk kishte mundësi të shpëtohej asgjë nga shtëpia.

Viti i ri nisi me fatkeqësi në familjen e Lulzim Millës. Banesa e tyre në fshatin Arrameras të Krujës u përfshi nga flakët rreth orës 9:40 minuta.

Nga shtëpia nuk ka mbetur asgjë. Fatmirësisht pjesëtarët e familjes nuk ndodheshin aty në momentin e zjarrit.

Sapo kanë parë flakët, fqinjët janë munduar të ndihmojnë me mjete rrethanore. Menjëherë është njoftuar policia dhe zjarrfikësja.

Kujtim Milla, Xhaxhai i Lulzim Milles: “Dy orë si ka marrë shtëpia as zjarrfikësja as policia nuk ka ardh kush. Kena lajmëru Tiranën dhe ka ardh Tirana”.

Kur mbërritën forcat zjarrfikëse nga Tirana ishte tepër vonë.

Kujtim Milla, Xhaxhai i Lulzim Milles: “Shtëpia ka dalë jashtë përdorimit”.

I vetmi ngushëllim për të afermit është se kanë shpëtuar familjarët.

Kujtim Milla, Xhaxhai i Lulzim Milles: “Një shkëndijë e vogël shiko si përfundoi , shyqyr të Zotit që nuk ishin fëmijët aty”.

Dëmi shkon mbi 30 milionë lekë të vjetra. Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërsa në Kukës një apartament në një pallat pesëkatësh është përfshirë nga flakët. Zjarri është shkaktuar nga një rezistencë elektrike. Në dhomë ndodheshin vetëm fëmijë, por kanë shpëtuar pa lëndime.

/a.rada

Next Post
25 fjalëkalimet më të lehta që nuk duhet t’i vendosni kurrë

25 fjalëkalimet më të lehta që nuk duhet t'i vendosni kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In