Një shtëpi në Gjirokastër është djegur tërësisht si pasojë e një zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dunavat i 2” paraditen e së premtes.
Për fat të mirë nga flakët nuk ka persona të lënduar. Policia njofton se zjarri në shtëpi dyshohet të jetë ndezur nga vajza e pronarit të banesës, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/a.r