Një zjarr ka rënë sot në ballkonin e një banese në lagjen “30-Vjetori” në Berat.
Në momentin e zjarrit brenda në banesë ka qenë një fëmijë në gjumë, që është nxjerrë nga zjarrfikësit.
Këta të fundit hapën me forcë derën dhe nxorrën nga banesa fëmijën, për të neutralizuar më pas zjarrin.
Si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
/a.r