• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Digitalb” ‘bën copë’ Mustafa Nanon për Ilda Bejlerin: Surrogato në moshë të vonuar!

by Java News
22/03/2018 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Platforma televizive “Digitalb” i ka kthyer një përgjigje zyrtare gazetarit Mustafa Nano, pas komenteve që ky i fundit bëri ndaj veshjes “esktravagante” të moderatores së “Procesit Sportiv” Ilda Bejleri.

Reagimi zyrtar i “Digitalb” i transmetuar gjatë emisionit “Top Shoë”, duket i ashpër dhe si një kërcënim për gjyq, duke nënvizuar se Ilda Bejleri nuk është vetëm gazetare dhe moderatore, por edhe imazh i platformës.

Më tej në reagim thuhet se “televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvendësimi i tyre me surrogato në moshë të vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio”.

Deklarata e plote:

DigitAlb ka ndjekur me vëmendje debatin e ngritur ditët e fundit në lidhje me kritikat për veshjen e moderatoreve të emisioneve sportive.

DigitAlb vëren me keqardhje, që debati ka mangësi që në zanafillë.

Së pari, ai është një debat i ngritur gabimisht mes një joprofesionisti të fushës dhe një moderatoreje, kur duhej të ishte një profesionisti e një televizioni.

Nëse ka diçka për t’u kritikuar në veshjen, sjelljen, moderimin, gazetarinë, regjinë, cilësinë e transmetimit a të panelit, apo dhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni, përgjegjësia është e medias përkatëse dhe debati e kritika duhet drejtuar drejt saj.

Televizioni, për ata që janë profesionistë të fushës, është puna e një grupi njerëzish, ku përgjegjësitë nuk i mban vetëm ai që del në ekran, por krejt ekipi që punon për të realizuar një produkt televiziv.

Së dyti, për rastin konkret, moderatorja e sulmuar, Znjsh. Ilda Bejleri është njëkohësisht gazetare, moderatore dhe imazh.

Në performancën e saj televizive, ajo i sjell të trija këto cilësi në ekran, sepse të trija janë pjesë e punës dhe personalitetit të saj.

Gjykimi i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm, duke nxjerrë atë element jashtë së tërës.

Së treti, DigitAlb, në tërë produktet e veta ndjek nga afër modelet dhe standardet më të mira europiane, qofshin ato teknologjike dhe kreative.

Ndërthurja e cilësisë së përmbajtjes me një imazh sa më bashkëkohor, e që të vijë sa më pranë nevojave të publikut të dekadës së dytë të mijëvjeçarit është sfida jonë kryesore, të cilën e marrim me shumë seriozitet.

Së fundi, televizioni shqiptar ka shumë nevojë për debat, një debat të hapur, publik dhe pa kompromise.

Televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvendësimi i tyre me surrogato në moshë të vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio, e së fundmi edhe si moderatorë programesh, e cila po bëhet një tendencë; nga varfëria e ideve të personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin.

Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët dhe ata që e njohin fushën. Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis”.

ma.me

Next Post
Ngrihet Task-Forca e monitorimit, si do të pengohet administrata në fushatë

VENDIMI/ Pagesa e papunësisë, kushtet e reja si përfitohet dhe sa lekë do të merret

Comments 1

  1. Ida says:
    8 years ago

    Pra modertaorja qenka kukull, qenie e pandergjegjeshme!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë/ Urbani përplaset me makinën e policisë rrugore, plagosen tre pasagjerë

Rikthehet në normalitet transporti publik në Tiranë, arrihet marrëveshja me Qeverinë dhe Bashkinë

April 16, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

“Çdo shpifje ndaj Gardës, e ulët”, Balla-opozitës: Në Komisione doni kohë, sot flisni ndryshe

April 16, 2026
Berisha në Kuvend: Në agjendë duhet të jetë vetëm çështja Rama–Balluku dhe nafta

Berisha në Kuvend: Në agjendë duhet të jetë vetëm çështja Rama–Balluku dhe nafta

April 16, 2026
Prokuroria e Vlorës dërgon për gjykim katër ish-zyrtarë të IMT për shpërdorim detyre

Prokuroria e Vlorës dërgon për gjykim katër ish-zyrtarë të IMT për shpërdorim detyre

April 16, 2026
Trumpin e “tradhton” edhe Meloni/ “Të Vullnetshmit”, deklaratë në mbrojtje të Groenlandës

Lëvizja e Melonit kundër Trump: Samit për Hormuzin me Macron, Starmer dhe Merz

April 16, 2026
Policia hap kamerat: Pesë të mitur i vunë zjarrin pallatit “Arlis”! Ndezën kartonat e marketit dhe…

Policia hap kamerat: Pesë të mitur i vunë zjarrin pallatit “Arlis”! Ndezën kartonat e marketit dhe…

April 16, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

Kuvendi LIVE | Katër interpelanca në rend dite, në fokus ‘KAYO’, Porti i Durrësit dhe Arsimi

April 16, 2026
Bien rezervat e naftës në SHBA, BE thërret ambasadorët

Bien rezervat e naftës në SHBA, BE thërret ambasadorët

April 16, 2026
“Do themi e gjetëm në rrugë”, vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, si u transportua dhe u braktis nga tre të rinjtë

“Do themi e gjetëm në rrugë”, vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, si u transportua dhe u braktis nga tre të rinjtë

April 16, 2026
“Unë thjesht hodha firmën, e solli Ina Rama…” Garanti (i munguar) i ligjshmërisë dhe Kutia e Pandorës në Gjykatën Administrative

“Unë thjesht hodha firmën, e solli Ina Rama…” Garanti (i munguar) i ligjshmërisë dhe Kutia e Pandorës në Gjykatën Administrative

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In