• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diga e Liqenit/ I hapet rruga ndërtimit të 5 pallatave 17- katëshe, Bashkia: Basha dënoi Kryeqytetin!

by Java News
03/04/2018 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Administrative e Apelit, në një mbledhje të pa njoftuar dhe jashtë vëmendjes së opinionit publik, vendosi sot të lerë në fuqi lejen për ndërtimin e 5 pallateve 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial, “dhurata” që ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri qytetit të Tiranës në vitin e fundit të mandatit të tij. Lajmi behet i ditur nga Bashkia e Tiranes, nepermjet një njoftimi për shtyp.

Sipas Bashkisë, ky vendim është një lajm i keq për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe një tjetër veprim i shëmtuar i kësaj gjykate, të cilës, me sa duket, edhe në dritën e zhvillimeve të reja që po sjell reforma në drejtësi dhe procesi i Vettingut, tregoi se nuk është palë me qytetarët dhe nuk i intereson e ardhmja e qytetit.

“Historia e 5 pallateve 17 katëshe buzë Digës së Liqenit është e njohur për qytetarët e Tiranës. Ajo daton që në tetor të vitit 2014, kur ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me pronarin e kompanisë GENER 2, firmosi lejen e ndërtimit, edhe pse ajo leje u kundërshtua fort si nga shoqëria civile, të cilët organizuan një sërë protestash, ashtu edhe nga Komiteti Kombëtar i Digave.

Ky i fundit në janar 2015 hartoi një raport të plotë për lejen e firmosur nga Basha, duke e cilësuar ndërtimin e pallatit si të rrezikshëm për jetën e banorëve që banojnë aty dhe që cenon sigurinë publike të të gjithë zonës përreth. Edhe ky vendim i Komitetit Kombëtar të Digave u hodh poshtë nga gjykatat, duke i hapur rrugë ndërtimit të këtij objekti.

Nisur nga kjo, në shtator 2015 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pezulloi punimet për ndërtimin e 5 pallateve dhe kërkoi revokimin e lejes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

Po atë vit, administrata e re e Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiaku Veliaj, kundërshtuan me forcë ndërtimin e 5 pallateve 17 katëshe të Lulzim Bashës dhe miqve të tij, duke nisur kështu një betejë ligjore, në mbështetje të interesit të qytetit dhe qytetarëve të tij, dhe deri në realizimin e një proteste masive qytetare para Gjykatës Administrative të Apelit, e cila në atë kohë, në një konflikt të hapur interesi, kishte vendosur të linte në fuqi lejet e ndërtimit të Lulzim Bashës. Po kështu, me miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia e Tiranës e ka shpallur atë zonë hapësirë të gjelbër në funksion të qytetarëve.

Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për sjelljen dhe vendimet e deritanishme të gjykatave, por mbi të gjitha për faktin se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, me fakte e argumente, qoftë për konfliktin e hapur të interesit të gjyqtarëve apo të shpërdorimit të detyrës, nuk pati asnjë reflektim nga ana e tyre dhe, me vendimin e sotëm i hap rrugë ndërtimit të këtyre godinave.

Nga nesër qyteti do të vuajë një tjetër vendim abuziv të firmosur nga Lulzim Basha; njeriu që drejton një parti, e cila nga njëra anë proteston me armë kundër ndërtimit të një këndi lojërash për fëmijë, e nga ana tjetër, me një të rënë të lapsit zhduk një hapësirë publike buzë Liqenit Artificial për ta shndërruar në kompleks pallatesh 17 katëshe.

Me sa duket, ndërtimi i pallateve shumëkatëshe buzë detit të Vlorës dhe buzë liqenit të Tiranës paskan qenë specialitetet e tij të vetme gjatë gjumit 4 vjeçar në Bashkinë e Tiranës”, thuhet ne dklaratën e Bashkisë Tiranë.

Next Post
Llalla drejt arrestimit? DW: Është vetëm fillimi i kapjes së “peshqve të mëdhenj”

Pavarësisht dorëheqjes, Adriatik Llalla s'i shpëton dot vetting-ut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In