• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Diferencat në shkollim dhe martesa me mblesëri, si nisen problemet mes gjyqtares së ndjerë dhe ish-burrit

by Java News
01/09/2017 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diferencat arsimore dhe profesionale duket se kanë qenë shkak i mosmarrëveshjeve të shumta mes dy ish-bashkëshortëve, Fildes Hafizi e Fadil Kasemi, shkruan “Panorama”

Të martuar me mblesëri 17 vjet më parë, kur Fildesi sapo kishte mbaruar Pedagogjiken në Shkodër, çifti për afro 15 vjet jetuan bashkë në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Ajo ishte me arsim të lartë, drejtoreshë në një kopsht, ndërsa ai me të mesme, tregtar në “Tregun çam”.

U bënë prindër të dy fëmijëve, një djali 14 vjeç dhe një vajze 16 vjeçe, që sivjet futet në shkollën e mesme. Mikesha të afërta të Fildesit tregojnë peripecitë që ajo ka kaluar, kryesisht vitet e fundit, pasi nisi të ngjiste shkallët e karrierës, duke filluar një fakultet të dytë, ku u diplomua juriste.

Ky duket se ka qenë një problem për ish-bashkëshortin e saj, të mësuar me idenë se në kopshtin ku ajo ishte drejtoreshë do ta kishte nën kontroll, ndërsa si gjyqtare do të ishte më lart se ai. Vite më parë ajo iu bind “urdhrit” të tij, duke refuzuar propozimin për inspektore në Drejtorinë e Arsimit.

Por më pas vendosi që të realizonte ëndrrën e saj për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Ndonëse ishin në gjendje shumë të mirë financiare, pasi i shoqi ishte pronar i një dyqani të madh te “Tregu çam”, ajo studimet për Drejtësi i vazhdoi me bursë, të cilën e fitoi falë rezultateve të shkëlqyera.

Madje, fitoi edhe Magjistraturën, duke u bërë gjyqtare e, nga ana tjetër, ishte edhe pedagoge në universitetin privat ku ajo u diplomua juriste.

Next Post
Mungon magnezi, 80% e shqiptarëve janë të lodhur, të sëmurë dhe të dobët

Mungon magnezi, 80% e shqiptarëve janë të lodhur, të sëmurë dhe të dobët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com