• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diferenca me të shkuarën në takimin Blinken-Rama

by Mero Baze
13/06/2021 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Mënyra se si Edi Rama ka menaxhuar një nga vendimet më të rëndësishme të SHBA kundër politikanit më dominues të tranzicionit shqiptar Sali Berisha, vlen të kuptohet përse ai është politikani i ndryshimit në raport me politikën e së shkuarës në Shqipëri.

Ai ka shmangur komentet personale rreth këtij akti, dhe nuk ka mbivendosur asnjëherë qëndrimet e tij politike me vendimin e SHBA, për ta amplifikuar atë për nevoja politike.

Duke e lënë fushën të zbrazët, dhe duke e lënë Sali Berishën dhe të vetët në vetminë e tyre ai në të vërtetë, e ka bërë më të dukshme, më dramatike, më vajtuese, biles dhe më poshtëruese gjendjen e Sali Berishës.

Ai u ka lënë kohë dhe mundësi shqiptareve të shikojnë përpëlitjet e Sali Berishës mbi trukun me gjyqin në Paris, mburrjen se do ta mbrojë dinjitetin e tij përballë SHBA, dhe sidomos përpjekjen e tij, për ta bërë normale betejën antiamerikane në politikën shqiptare, duke premtuar rikthimin në krye të PD.

E njëjta sjellje është dhe ndaj Ilir Metës. Ai mblodhi Kuvendin dhe votoi shkarkimin e tij për shkak të sjelljeve turpëruese të presidentit në emër të shtetit shqiptar, por po ashtu, nuk është përpjekur në asnjë moment të përdorë mosdurimin e hapur, që Uashingtoni ka për qëndrimin e tij ende në zyrën e presidentit. Kjo u pa qartë në ditën e shkarkimit, kur askush nga Perëndimi nuk i doli zot Presidentit, ndërkohë që  një nga përfaqësuesit e “think- tank” eve të njohur amerikane, që kanë qenë afër opozitës, i cili ishte javën që shkoi në Tiranë, refuzoi dhe dekoratën “Urdhër i Skënderbeut” që Ilir Meta i ofroi.

Mendoni për një moment sikur Sali Berisha të ishte kryeministër i Shqipërisë, dhe kundërshtari i tij politik, ta zëmë Fatos Nano, apo Edi Rama, do të ishte futur në Listën e Zezë të SHBA me atë përmbajtje që ka hyrë tashmë familjarisht Sali Berisha, si minus i demokracisë, shantazhues i sistemit gjyqësor dhe përfitues i pasurive të paligjshme duke përdorur pushtetin.

Prej atij momenti deri më tani, ne do të kishim në skenë vetëm Sali Berishën duke denigruar kundërshtuarin dhe duke dalë e përpjekur të përdorë vendimin e SHBA si projekt të tij politik. Ilir Meta po ashtu.

Mendojeni pak, që pas gjithë kësaj furtune ndaj një kundërshtari, ata të kishin mundësi të takoheshin me Sekretarin e Shtetit, në një takim zyrtar dhe të mos flisnin fare për atë që kishte ndodhur.

Sot kjo ka ndodhur në takimin Rama- Blinken. Ata janë takuar zyrtarisht pas gjithë kësaj furtune dhe asnjë palë, nuk e ka zënë fare në gojë atë që ka ndodhur me Sali Berishën. Janë sjellë si me një copë pleh, që e kanë hedhur në kosh dhe që nuk kanë punë më me të.

Do të mjaftonte kaq për të kuptuar , se Edi Rama nuk çmohet aq shumë se po udhëheq një qeverisje të mirë, apo pa probleme, por se po udhëheq një politikë që po e ndan vendin nga një e shkuar primitive.

Dhe për këtë ka plot merita vetë ai. Por kundërshtarët edhe më shumë.

Next Post
Gara për kryetar/ Si humbi Basha përballë Shehajt në bashkinë ku u “investua” Ilir Meta

Gara për kryetar/ Si humbi Basha përballë Shehajt në bashkinë ku u "investua" Ilir Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In