• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diego Milito, lamtumira e një kampioni

by Java News
13/11/2016 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lamtumira e një kampioni. Mbrëmjen e të Shtunës Diego Milito i dha fund njëherë e përgjithmonë futbollit të luajtur, ashtu sic meriton. Një festë spektoklare lamtumire e organizuar nga klubi i tij i parë por njëkohësisht edhe i fundit, Racing Club de Avellaneda. Shumë duartrokitje dhe shumë përqafime për El Principen, sulmuesin që shkruajti historinë me Interin në sezonin 2009-2010 duke fituar tripletën e famshme. Milito mbylli gjithcka aty ku e nisi te Racing Avellenada, skuadra të cilën aq shumë e donte. Lamtumira e Diegos vjen në moshën 37-vjecare ashtu sic ai e kishte ëndërruar gjatë një feste madhështore të organizuar në nder të tij.

Në Estadio Juan Domingo Peron të Buenos Aires-it, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një festë lamtumire ishin të shumtë tifozët që kishin ardhur të përshëndesnin nga afër idhullin e tyre në simfoninë e tij të fundit.

Përkrah miqëve të tij më të mirë por edhe emrave më të cilët shkroi historinë te Interi si Javier Zanetti e Ëalter Samuel, Milito i dha fund futbollit të luajtur në mënyrën më të mirë. Shumë emocinouar El Principe falenderoi tifozët e Racing për mbështetjen: “Po realizoj ëndrrën time të lë futbollin e luajtur me fanellën e Racing theksoi fillimisht 37-vjecari. Milito falenderoi të gjitha klubet me të cilat ka luajtur në Europë duke filluar nga Genoa për të vazhduar me Real Zaragozan e Interin.

Pikërisht klubit zikaltër ai i kushtoi një rëndësi të vecantë në deklaratat e tij:

“Te Interi kam kaluar momente të paharrueshme, kam marrë shumë mbështetje nga tifozët por edhe nga i gjithë ambienti zikaltër, nuk mund ti harroj kurrë dhe aq më tepër në ditë si kjo, nënvizoi El Principe.

Në futbollin europian Milito debutoi me fanellën e Genoas në Janar të vitit 2005 në Serinë B. Në një sezon e gjysmë me ekipin ligur ai realizoi 33 gola në 59 ndeshje.  Nga Genoa te Saragoza për tu rikthyer sërish te Genoa dhe për të bërë përfundimisht hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Interin në verën e vitit 2009, raporton supersport.

Në sezonin e parë me 30 golat e tij në të gjitha kompeticionet Milito udhëhoqi skuadrën zikaltër drejt fitimit të tre trofeve, kampionatit, Kupës së Italisë dhe mbi të gjitha realizoi 2 gola në finalen e Championsit ndaj Bayern-it, duke ndihmuar Interin ta fitonte këtë trofe pas 45 vjetësh. Karriera e tij ka patur edhe ulje-ngritje por El Principe u largua si një kampion i vërtetë.

Next Post
Arrihet marrëveshja, Kosova siguron kodin telefonik +383

Arrihet marrëveshja, Kosova siguron kodin telefonik +383

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

October 6, 2026
LIVE/ Mjaftojnë vetëm 11-të minuta, Shqipëria kalon në avantazh ndaj San Marinos! Asllani shënon të parin, kuqezinjtë për vendin e parë në grup (VIDEO)

LIVE/ Mjaftojnë vetëm 11-të minuta, Shqipëria kalon në avantazh ndaj San Marinos! Asllani shënon të parin, kuqezinjtë për vendin e parë në grup (VIDEO)

October 6, 2026
Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

October 6, 2026
Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

October 6, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

EMRI/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

October 6, 2026
“Gjuhë shantazhi e kryeministrit”- PDK refuzon propozimin e Kurtit, ish-ministri Hoxhaj: Propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

“Gjuhë shantazhi e kryeministrit”- PDK refuzon propozimin e Kurtit, ish-ministri Hoxhaj: Propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

October 6, 2026
Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

October 6, 2026
Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

October 6, 2026
Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

October 6, 2026
“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com