• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diego Maradona shtrohet urgjent në spital

by Java News
05/01/2019 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diego Maradona është keq. Sipas mikut të tij gazetar Lio Pecoraro ‘nuk ka asgjë të rëndë’. Por ndërkohë frika është. Maradona ishte shtruar në klinikën e Olivos, në zonën veriore të Buenos Aires, për një sërë kontrollesh rutinë përpara se të nisej për në Meksikë.

Por mjekët kuptuan se diçka nuk shkonte dhe problemi ishte një hemorragji gastrike dhe rekomanduan një sërë analizash të mëtejshme, duke përfshirë një endoskopi dhe një kontroll mbi funksionimin korrekt të bypass-eve të stomakut.

Sapo u dha alarmi, Dieguito u vizitua në klinikë nga motrat e tij, vajzat Giannina dhe Jana dhe djali i tij Diego Junior, i cili ndodhet në Argjentinë për pagëzimin e djalit të tij Dieguito Matias. Vetëm pak orë para këtij shtrimi në spital, agjenti i Maradonas, Matias Morla, kishte njoftuar se klienti i tij kishte arritur një marrëveshje për rinovimin e një kontrate vjetore me Dorados të Sinaloa, klubi meksikan i divizionit të dytë me të cilin ai arriti triumf në kampionat.

Megjithatë, kthimi i tij në Meksikë do të duhet të presë pasi mjekët, pasi e kanë nxjerrë nga spitali, e kanë detyruar atë të qëndrojë në Buenos Aires për t’u trajtuar. 4 janari, me sa duket është një datë që nuk sjell fat të mirë për Maradonën.

Pikërisht 19 vjet më parë, më 4 janar 2000, kampioni argjentinas ishte viktimë e mbidozës së kokainës dhe u shtrua në gjendje kome në klinikën e Cantegril në Punta del Este, Uruguaj, ku ndodhej për të kaluar festën e fundvitit. Vlen gjithashtu të kujtojmë se gjatë Kupës së Botës, Maradona u sëmur papritur gjatë ndeshjes kundër Nigerisë dhe ka vuajtur për disa muaj për shkak të një forme të rëndë të artritit që i bëri gjunjët e tij shumë të brishtë. (BW)

Next Post
Aksident/Në Elbasan makina vret të riun me motor

Aksident/Në Elbasan makina vret të riun me motor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In