• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Die Welt’ korrigjon lajmin për kokainën e kapur në Durrës, Rama: S’janë kazan!

by Java News
29/03/2018 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi media gjermane Die WELT ka korrigjuar pjesën e intervistën me të, teksa shefi i qeverisë flet për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës.

Në këtë intervistë shkruhej se Rama kishte thënë që kokaina në Durrës ishte kapur nga autoritet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane.

Por vetë kryeministri, deklaroi një ditë më parë se kjo deklaratë nuk ishte e vërtetë dhe kemi të bëjmë me një gabim pasi  droga është kapur falë super oksionit të policisë shqiptare.

Dhe sot shefi i qeverisë ka postuar lajmin për korrigjimin që ka bërë media prestigjioze gjermane dhe thotë ja çfarë ndodh kur media nuk është kazan.

Ndërkohë shumë media në vendin tonë e duke iu referuar gabimit të medias gjermane shkruajtën se Rama ka ndryshuar qëndrim për aksionin e kapjes së kokainës duke thënë se u finalizua me bashkëpunimin e ndërkombëtarëve, pra jo vetëm nga policia shqiptare.

Por kjo deklaratë rezultoi e pavërtetë pasi gazetari kishte bërë një lapsus pa dashje pasi kryeministri kishte thënë se ky operacion u bë pa bashkëpunimin e ndërkombëtarëve.

Postimi i Ramës:

KUR MEDIA NUK ESHTE KAZAN

Prestigjozja gjermane Die WELT korrigjoi në kohë rekord, citimin e gabuar nga intervista ime e regjistruar me gazetarin, lidhur me të vërtetën (e shtrembëruar padashje nga gazetari gjatë zbardhjes së intevistës) të kapjes së 613 kg kokainë nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare, pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar!

Mund të kishte qenë fare mirë një operacion në bashkëpunim me partnerët (si shumë të tjerë), që s’do zbehte as vlerën e operacionit e as rolin e agjencive tona, por e vërteta është se nuk ishte dhe kaq!

Ndërkohë që, ndryshe nga ç’ndodh përditë rëndom në këtë vendin tonë të vogël, ku nëpër pasqyrat mediatike bëhet rregullisht “prifti me barrë” e futet “xhamia në thes” dhe askush, as nuk merr e as nuk mban asnjë përgjegjësi përpara publikut, kjo media e madhe e një vendi të madh, merr e mban përgjegjësi publike edhe për një fakt kaq periferik sa ç’është për përmasat e saj, citimi i gabuar i kryeministrit të një vendi kaq të vogël sa i yni. /a.ç

Next Post
‘Do ta mbushim barkun me plumba’, kërcënohet sërish me jetë politikania shqiptare

Kosova është Evropë, nuk jemi vilajet i Turqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In