• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dick Marty në mbrojtje të policisë 24 orë: “Duan të më vrasin serbët që t’ua lënë fajin shqiptarëve”

by Java News
09/04/2022 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Radiotelevizioni i Zvicrës ka publikuar një intervistë të Dick Marty-it, ish-prokurorit dhe politikanit zviceran, i cili si anëtar i Këshillit të Evropës, kishte raportuar për përfshirje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një rrjet të trafikimit të organeve.

Bazuar mbi raportin e tij u desh të themelohej edhe Gjykata Speciale, përkundër se fakte për ato që thoshte Marty nuk dolën kurrë.

Por, tani Marty tregon se si serbët deshën ta vrisnin dhe t’ua linin fajet shqiptarëve të Kosovës. Për këtë arsye, prej kohësh atij iu desh të qëndronte i ruajtur nga policia e armatosur rëndë.

Që nga dhjetori 2020, Dick Marty ishte vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore. Ai do të kërcënohej me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve të inteligjencës serbe. Megjithatë, Zvicra nuk ka ndërmarrë asnjë veprim diplomatik ndaj Beogradit.

“Me 18 dhjetor, 2020, kam pranuar një telefonatë nga policia që më informonin se isha kërcënuar me vdekje dhe më vendosën menjëherë në mbrojtje të lartë të policisë”.

Madje policia i kishin thënë se ai është në rrezik të shkallës së pestë, shkalla më e lartë e rrezikut, prandaj i ishte ofruar ndryshim i identitetit dhe adresës.

“Shkalla pesë nënkupton që të zhdukesh, por unë s’mund ta bëja këtë”, thotë Marty, “prandaj, kemi qëndruar në shkallën katër deri më tani”.

Marty dhe gruaja e tij kishin pranuar policinë në shtëpinë  e tyre të cilët ishin të armatosur rëndë dhe kishin qëndruar ashtu për katër muaj e gjysmë.

Atij i ishte dashur të kufizonte edhe kontaktet në maksimum.

“Në fund të vitit 2020, ai më dërgoi një mesazh të koduar duke më kërkuar që të mos kontaktoja më me të”, konfirmon Franco Cavalli, ish-këshilltar kombëtar socialist, i cili është edhe miku Marty-it.

“Është tronditëse të mendosh se një gjë e tillë mund të ndodhë në Zvicër”.

Sot policia nuk është më në detyrë brenda shtëpisë së tij, “por masat mbrojtëse janë ende po aq të rëndësishme”.

“Shtëpia është e mbushur me kamera dhe e pajisur me alarme dhe një dhomë sigurie ku Dick Marty duhet të strehohet në rast sulmi. Aty pranë ndodhet policia me rroba civile”.

Gjatë udhëtimeve të tij të rralla, Dik Marty vesh një jelek antiplumb, makina e tij është e blinduar dhe e shoqëruar nga automjete policie me rroba civile.

Siç tregon Marty “kërcënimi vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e ‘botës së krimit’. Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje me porosi dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”.

Të njëjtat të dhëna kishin edhe autoritetet zvicerane.

“Dick Marty duhet të vritet me urdhër të shërbimeve sekrete serbe. Atentati i Dick Marty-t thuhet se iu besua disa burrave serbë që kanë kryer prej kohësh misione të tilla për shërbimin sekret serb dhe të cilët janë të trajnuar si ‘profesionistë absolutë’ që do ta kryenin atentatin ‘pa lënë gjurmë’”.

“Armën do ta sillte një serb në Zvicër gjatë dhjetorit 2020”.

Marty ka mbrojtje aktualisht, por shprehet se nuk vazhdohet kështu dhe ka kërkuar nga autoritetet zvicerane që jo vetëm ta mbrojnë, por të ndërmarrin hapa në eliminimin e rrezikut.

Pas një letre të tij për autoritetet ata “kanë dërguar oficerë policie në Beograd në fund të prillit për të biseduar me kolegët e tyre serbë”, por për Marty-in kjo është e pamjaftueshme.

“Kjo do të thotë se Prokurori Federal nuk do të udhëtojë në Serbi dhe se ai nuk do të bëjë kërkesë për ndihmë juridike dhe se Berni zyrtar do të heqë dorë nga veprimet diplomatike. E gjithë kjo pavarësisht nga ekzistenca e indikacioneve konkretë për një vrasje të planifikuar të një ish-raportuesi të Këshillit të Evropës dhe senatori zviceran nga shërbimet inteligjente të një vendi të huaj”.

Gazeta franceze “Mise au Point” ka pyetur autoritetet zvicerane se cila është arsyeja e mungesës së një reagimi më të ashpër në raport me autoritetet në Serbi.

Siç i janë përgjigjur gazetës institucionet, saktësisht Ministria Publike e Konfederatës, thuhet se “përveç aspektit kriminal, ky rast përfshinë edhe komponentë politikë për shkak të kontekstit tejkombëtar”. TEMA

Next Post
FOTOLAJM/ Zelensky dhe Johnson ecin në qendër të Kievit

FOTOLAJM/ Zelensky dhe Johnson ecin në qendër të Kievit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In