• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dibranët dhanë sot shenjën e parë të pragmatizmit perëndimor në Shqipëri

by Spartak Ngjela
12/09/2016 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Sigurisht që janë disa arsyet kryesore të humbjes së thellë të Berishës në Dibër.
E para është se shëmtimi Berisha nuk mund të ketë më mbështetje në Shqipëri. Ishte ky shëmtim që u dallua qartë nga të gjithë shqiptarët në këtë muaj të fundit, dhe u përbuz prej tyre. Shëmtimi Berisha vjen nga filozofia e tij totalitare e armikut.
Arsyeja e dytë është analiza vetiake e dibranëve për provat e korrupsionit Berisha, gjatë kundërvënies që i bëri ai politikës amerikane për të bllokuar Reformën në Drejtësi në Shqipëri, kur ky ishte kusht për të ardhmen europiano-perëndimore të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Arsyeja e tretë është trendi i kohës që nuk mund të pranojë më injorancën që nuk di të qeverisë por të gënjejë, për ta konsideruar “armik” kundërshtarin apo rivalin politik.
Arsyeja e katërt është se, fluksi i mediokritetit që paraqiti PD në Dibër, ishte inercia e ligësisë Berisha. Një kryetar partie kukull, që mendoi se me ligësi dhe gënjeshtëra fëminorë “kundër armikut” mund të përballej me një nga popullsitë më inteligjente të shoqërisë shqiptare.
Të katra këto arsye, që na duken racionale, krijojnë mendimin racional se Partia Demokratike nuk ka më fare të ardhme elektorale me këtë lidership. Ajo gjendet midis agresivitetit Berisha që e do të gjithë Partinë në dispozicion të mbrojtjes së taborit Berisha nga drejtësia kundër tij, dhe nga shpronësimi i gjësë së vjedhur prej tyre në tetë vjet abuzim me pushtetin. Ky agresivitet tregoi në Dibër se është i neveritshëm për popullin e thjeshtë.
Shqiptarët nuk mund të pranojnë më sakrifica kundrejt mirëqenies individuale, për të shpëtuar abuzuesit që i kanë qeverisur me përkrahjen apo me votën e tyre. Vjen gjithmonë një çast historik kur një popull e kupton se pasioni armiqësor në ndarjen politike, është instrumenti i mbajtjes së pushtetit personal nga udhëheqësit abuzuesë antiligjorë, dhe kjo është edhe arsyeja e varfërisë dhe vuajtjes shoqërore.
Armiqësia kundrejt kundërshtarit politik krijoi tragjedinë e zgjatur të diktaturës Hoxha; dhe, po ashtu, armiqësia kundrejt rivalitetit politik, krijoi abuzimin njëzetvjeçar korruptiv Berisha.
Dibra sot, ishte e para ajo që, si popullsi kompakte, e flaku me përbuzje dasinë e imponuar si armiqësi në politikë.
A thua që kjo të jetë një shenjë reale se ne shqiptarët, si shoqëri, kemi hyrë më në fund në rrugën e pragmatizmit politik, për të dalë nga fenomeni i pasionit shterpë i armikut, që ka filluar në Shqipëri që në vitin 1944?
Unë them se po. Dibra e sotme nuk ishte një rastësi.

Next Post
David Cameron jep dorëheqje edhe si deputet

David Cameron jep dorëheqje edhe si deputet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In