• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dibra”/ Ish kreu i degës së PD: Nuk e mbështes Shehun, do bëj padi ndaj akuzave që më bëhen

by Java News
16/08/2016 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në garën e Dibrës, kandidati i opozitës nuk do të ketë me vete në fushatë kryetarin e degës lokale, Rrahim Kaleci, i shkarkuar në prill, kur kryesia e Partisë Demokratike vendosi të ristrukturonte degën.

“Jam një anëtar i thjeshtë i Partisë Demokratike. Theksoj që vota ime shkon për kandidatin e Partisë Demokratike, por unë nuk do të marr përgjegjësi për drejtimin e fushatës. Në këto kushte, edhe për të hedhur poshtë të gjitha akuzat që janë nxitur nga segmente të caktuara të Partisë Demokratike, jo vetëm nga dashakeqës, unë kam vendosur që këtë radhë të mos jem në Dibër. Do të shkoj vetëm për të votuar”, thotë Rrahim Kaleci, kryetari i Degës së Dibrës së PD-së.

Rrahim Kaleci tregon versionin e tij përse ka vendosur të mos bëjë fushatë për Sherefedin Shehun.

“Një vit më parë, Partia Demokratike humbi zgjedhjet lokale në Dibër dhe unë mendoj që arsyet janë të lidhura me kandidatin, pasi ai kandidonte për herë të katërt. Shumë nga drejtuesit e Partisë Demokratike mes tyre, edhe kandidati aktual Sherefedin Shehu ishin të mendimit se ishte përgjegjësia ime personale për humbjen”, sqaron Kaleci.

Vendimi për të mos marrë pjesë në fushatë është shoqëruar me akuza publike për blerje nga kundërshtari, por Rrahim Kaleci ka vendosur që të ngrejë padi kundër tyre.

“Do të përballen me kallëzimin që unë do të depozitoj pranë Prokurorisë së Tiranës, por edhe një padi civile në Gjykatën e Tiranës”, shprehet ai.

Partia Demokratike hyn në zgjedhjet e Dibrës pa përfunduar ristrukturimin e degës lokale. Por a është ky një faktor negativ për rezultatin?

“Do të ndikojë. Megjithatë, njerëzit në Dibër kanë mençurinë që të mos dëgjojnë asnjërën dhe as tjetrën palë, por do të vendosin vetë”, deklaroi Kaleci./tch/a.k

Next Post

FOTOT/ Tatuazhi i veçantë i djalit të mitur të deputetit socialist, ligjvënësi: Jam krenar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In