• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dibër, shtabi i Ramës: Xhelal Mziu kërcënon zgjedhësit me prishje të shtëpive të familjarëve në Kamzë

by Aalison Pearse Stevens
01/09/2016 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtabi elektoral i kandidatit të ASHE për Bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama, ka nxjerrë një deklaratë pas lajmit kallëzimin penal të bërë nga PD për blerjen e votave. Sipas deklaratës, veprimi i PD është vetëm një skenë për të krijuar justifikime për humbjen e ardhshme. Nga ana tjetër, shtabi i kandidatit socialist pretendon se janë pikërisht figura nga PD që po përpiqen të manipilojnë zgjedhjet me mënyra të ndryshme.

Ja deklarata e plotë:

E përfshirë në ethet e humbjes së pritshme në zgjedhjet e pjesshme të 11 Shtatorit për kreun e Bashkisë së Dibrës, Partia Demokratike është angazhuar intensivisht në një skemë për të krijuar alibinë justifikuese të disfatës elektorale.

Këtij objektivi i shërbën edhe kallëzimi i bërë sot publik, akt që në thelb synon vetëm të baltosë procesin zgjedhor, në kushtet kur kjo forcë politike nuk arrin dot të sigurojë rezultatin e dëshiruar.

Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” hedh poshtë me neveri përmbajtjen e këtij kallëzimi penal duke e cilësuar krejtësisht të pavërtetë dhe me synime të paracaktuara politike.

Gjejmë rastin t’i kujtojmë opinionit publik, se kjo tentativë e Partisë Demokratike për të baltosur zgjedhjet vjen në një kohë kur deputetët, aleatët dhe ish-zyrtarët e saj kanë zbarkuar në Bashkinë Dibër, në përpjekjen për të intimiduar zgjedhësit dhe tjetërsuar vullnetin e tyre të lirë. Në realitet, ata po fyejnë popullin e Dibrës duke vulosur humbjen e tyre të sigurtë në zgjedhjet e 11 Shtatorit.

Qytetarët e Dibrës, prej dy javësh kanë patur rastin të ndeshen me kërcënimet e ushtruara ndaj tyre në mënyrë të vazhdueshme. Në krye të kërcënimeve është vënë edhe vet kreu i opozitës Lulzim Basha i cili përveç aktivizimit në terren nuk ka hezituar të kërcënojë punonjësit e administratës publike përmes telefonatave e mesazheve.

Në këtë skemë është përfshirë fuqishëm edhe kryetari në detyrë i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, person me precedent penal dhe i njohur për përdorimin e administratës në funksion të fushatave elektorale të Partisë demokratike. Ai është angazhuar intensivisht në Zall Dardhë, Reç dhe Lurë. Ekzistojnë dëshmi të qytetarëve të kërcënuar prej tij me prishjen e shtëpive të familjarëve që jetojnë në Kamzë ashtu sikurse përpjekjet për tu tjetërsuar vullnetin politik.

Të njëjtin angazhim në terren duke ushtruar presion ndaj zgjedhësve vazhdojnë të kenë edhe personazhe të tjera si Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, ish-zv.ministri i Brendshëm Genti Strazimiri, ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe Luçiano Boçi. Ish-ministri i Brendshem Flamur Noka po ushtron presion në Maqellarë ndërsa ish-ministri i Ekonomisë Florion Mima në Sllovë. Gjithashtu, ish-ministri i Bujqësisë Jemin Gjana është duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi zgjedhësit e njësisë së Kaladë së Dodës dhe ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami në Lurë. Këtij angazhimi kriminal nuk i kanë shpëtuar as figura të tjera problematike në të shkuarën e tyre si ish-drejtori i Përgjithshëm i Doganave Flamur Gjymyshka e ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Xhemal Gjunkshi.

Teksa e shohin çdo ditë se manovrat e tyre për tjetërsimin e votës nuk po u funksionojnë dhe kanë dështuar, drejtuesit e Partisë Demokratike kanë zgjedhur planin B për baltosjen e procesit zgjedhor.

Shtabi elektoral i kandidatit të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” dënon çdo akt presioni, shantazhi dhe tentative për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve të Dibrës.

Njëkohësisht, i kërkojmë organit të akuzës që të hetojë menjëherë dhe imtësisht çdo tentativë presioni e shantazhi ndaj zgjedhësve dhe çdo skemë për të baltosur procesin zgjedhor të 11 Shtatorit.

I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të braktisë skenarin e saj të krijimit të alibisë së humbjes. Të gjitha forcat politike duhet të kontribuojnë që fushata zgjedhore të mbyllet e qetë e pa incidente ndërsa qytetarët e Dibrës të shkojnë drejt kutive të votimit për të vendosur të lirë për kryebashkiakun e ardhshëm.

Next Post
Kanabis edhe në Dajt, policia asgjëson 2754 bimë narkotike

Kanabis edhe në Dajt, policia asgjëson 2754 bimë narkotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

June 29, 2026
Përmbysje me gol në shtesë ndaj Japonisë, Brazili merr kualifikimin dramatik

Përmbysje me gol në shtesë ndaj Japonisë, Brazili merr kualifikimin dramatik

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In