• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DIBER/ PS- PDIU, fundi i palumtur i një aleance jo të natyrshme

by Java News
01/02/2018 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër zyrtarë të Bashkisë Dibër u dërguan në spital me plagë të rënda nga rrahja si pasojë e dhunës së ushtruar nga aleatët e tyre të vegjël nga PDIU, bëri të ditur policia dhe zyrtarët.

Kryebashkiaku i Dibrës Muharrem Rama shkroi në faqen e tij zyrtare në Facebook se rreth 20-30 persona, disa prej të cilëve të punësuar në bashki, militantë të PDIU, të udhëhequr nga zëvendëskryetari i bashkisë Olti Cani, rrahën dhe goditën punonjësit e bashkisë. Cani, 34 vjeç, u arrestua më vonë nga policia.

Partia Socialiste dhe aleatët e tyre ia dolën të fitojnë ngushtë me pak vota diferencë bashkinë e Dibrës më 2015, pas dy dekadash dominimi nga Partia Demokratike. Gjithsesi, fituesi i zgjedhjeve Shukri Xhelili u pushua nga puna dhe u arrestua në vitin 2016 pasi u regjistrua në kamera duke kërkuar seks në shkëmbim të rritjes së rrogës dhe promovimit të një punonjëseje 20 vjeçare.

Pavarësishts kandalit, Partia Socialiste arriti ta rifitojë bashkinë Dibër në zgjedhjet e parakohëshme që u zhvilluan në shtator 2016 dhe madje i rritën votat në krahasim me vitin 2015, falë një aleati të ri të pazakontë, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

PDIU thotë se përfaqëson kërkesat e bashkësisë çame, disa dhjetëramijëra shqiptarë që u përzunë nga Greqia në dy valë masive në vitet 1930 dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe që u vendosën më së shumti në Shqipërinë jugore dhe qendrore. Pavarësisht kësaj, kjo parti rezultoi me një elektorat të konsiderueshëm në qarkun Dibër në veri në vitin 2016 dhe 2017 ndërsa Partia Demokratike në opozitë i akuzoi si ata ashtu edhe socialistët për përdorim në masë të taktikës së blerjes së votave, politikës së votave për vende pune dhe dhunës së hapur për të kthyer rezultatin në këtë zonë tradicionalisht të djathtë.

Dukshëm i revoltuar nga ngjarjet e së mërkurës, kryetari socialist i bashkisë Dibër Muharem Rama shkroi: ” Kemi të bëjmë, jo me një parti politike, por me një bandë horrash, që mendon t’i zgjidhë problemet dhe interesat e saj me dhunë fizike”.

” Kjo është mënyra sesi kjo parti, di ti zgjidhë problemet e saj, pasi ajo nuk ka asnjë aset apo “vlerë” tjetër përveç dhunës, horrave, banditëve, njerëzve të korruptuar e inkriminuar që duan veç të zhvasin e grabisin,” shtoi Rama duke e konsideruar “fatkeqësi” faktin që politika ka rënë në këtë llum.

BIRN

Next Post
(FOTOT) Belgjikë/ Masakruan studentin shqiptar, provat që fundosin vrasësit

(FOTOT) Belgjikë/ Masakruan studentin shqiptar, provat që fundosin vrasësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja me SHBA, Maduro mbyll kufijtë e Venezuelës

Komploti për vrasjen e Maduros, bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të liruar. Ambasada shqiptare në Brazil: Jemi në kontakt me familjarët

January 16, 2026
VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

January 16, 2026
Nuk ka zgjedhje në Tiranë/ Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt dhe qeverinë, Veliaj vijon detyrën si kryebashkiak

Kërkoi heqjen e masës së sigurisë nga SPAK, Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Erion Veliajt

January 16, 2026
Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

January 16, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

Arratisja e Altin Ndocit/ Policia, njoftim zyrtar pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut të Durrësit: Akuzohet për..

January 16, 2026
Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona/ 2 transportohen me helikopter drejt Tiranës

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona/ 2 transportohen me helikopter drejt Tiranës

January 16, 2026
“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhunë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: Më ka ngacmuar dhe..

“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhunë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: Më ka ngacmuar dhe..

January 16, 2026
GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

January 16, 2026
“Do kursej miliona euro”, Sejdarasi i kthehet Këlliçit: Po na ndërpreve fjalën tani që je kandidat, imagjino si kryetar

Flet për lëvizjen Salianji, Belind Këlliçi: Unë e mbështes mendimin ndryshe, por ka ca rregulla…

January 16, 2026
Franca paralajmëron SHBA-të: Çdo tentativë për marrjen e Groenlandës rrezikon marrëdhëniet tregtare me BE-në

Franca paralajmëron SHBA-të: Çdo tentativë për marrjen e Groenlandës rrezikon marrëdhëniet tregtare me BE-në

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In