Policia e Dibrës një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmmë në Dibër, ku administratori i Tominit Nuri Meda u dhunua barbarisht, ka arrestuar një person që është i dyshuar për rrahjen dhe ka shpallur një tjetër në kërkim. Në pranga ka rënë Qazim Muda, 43 vjeç, banues në fshatin Pilafe teksa po punohet për kapjen e shtetasit Dritan Selishta 34 vjeç, banues në fshatin Brezhdan. PS e Dibrës thotë se Selishta po mbrohet nga deputetët e Partisë Demokratike. “Selishta, tashmë është bashkë me deputetët e opozitës të cilët po pengojnë forcat e rendit të kryejnë detyrën për kapjen e autorit të krimit të rëndë të dhunimit të Nuri Medës”, thuhet në njoftimin për shtyp të PS.
Ne deklaraten e saj policia ben te ditur se:
“Këta dy shtetas dyshohet se më datë 08.09.2016, në fshatin Pilafe, për shkak të detyrës, kanë goditur me grushta e shkelma shtetasin Nuri Meda, 58 vjeç, administrator i Njësisë Administrative Tomin”, tha policia. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Dibër.