Një 17-vjeçar nga Kastrioti i Dibrës është plagosur rëndë me mjete të forta gjatë ditës së mërkurë.
Bëhet fjalë për nxënësin e gjimnazit të fshatit i cili pas konfliktit me disa bashkëmoshatar u godit me sende të forta.
Adoleshenti ka pësuar dëmtime të rënda ndërkohë mësohet se ai po transportohet drejt Tiranës.
Sipas të dhënave gjendja e tij është mjaft e rëndë.
Ndërkohë nuk ka të dhëna nëse janë ndaluar autorët e krimit. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje dhe po kryen veprimet e tjera hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.