Ora 15.40/ Mbetet konstante diferenca mes kandidatit të majtë dhe atij të djathtë për zgjedhjet në bashkinë Dibër. Kur kanë mbetur edhe 30 kuti për t’u numëruar, Muharrem Rama i Partisë Socialiste kryeson me 3420 vota më shumë se Sherefedin Shehu i partisë Demokratike. Ky rezultat ka dalë pas numërimit të 88 kutive, në të cilat rama ka siguruar 14234 vota ndërkohë Shehu 10814.
Ora 15:10/ Kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës Muharrem Rama po thellon edhe më tej avantazhin ndaj rivalit të tij të djathtë Sherefedin Shehu. Kur janë numëruar rreth 2/3 e kutive socialisti Rama kryeson me 3440 vota më shumë se Shehu. Pas numërimit të 79 kutive, Muharrem Rama ka 13.559 vota ndëkrohë Sherefedin Shehu 10110. Tashmë mbeten edhe 40 kuti për tu numëruar, edhe pse përmbysja e rezultatit duket thuajse e pamundur. Kandidati i mjatë rezulton fitues në disa bastione të së djathtës, ndaj shanset për një përmbysje janë thuajse të papërfillshme.
Ora 14:20 Në 70 QV të numëruara deri më tani nga 118, kandidati i majtë Muharrem Rama kryeson me 3111 vota para Sherefedin Shehut/ Tashmë me numërimin e më shumë se gjysmës së kutive, mesa duket fitues do të jetë koalicioni i majtë.
Muharrem Rama 12481 vota, 56.91%
Sherefedin Shehu 9370 vota 43.09 %
ANETARI I KZAZ 19: PROCESI PARASHIKOHET TË MBYLLET NË ORËN 21:00- 22:00 TË MBRËMJES
Në një prononcim për News24, anëtari i KZAZ nr 19 në Dibër, Jashari, tha se tashmë procesi i numërimit po vijon normalisht, duke theksuar se nuk parashikohet të ketë ndërprerje të procesit, por vetëm ndërrim të numëruesve. Jashari tha se procesi parashikohet të përmbyllet në orën 21:0022:00 të mbrëmjes.
14:00 Janë numëruar tashmë më shumë se gjysma e kutive të votimit dhe rezultati flet në favor të kandidatit të majtë Muharrem Rama. Pritet të numërohen dhe 51 kutitë e tjera, që sipas parashikimit mund të mbarojnë s’u lexuari në orët e pasdites së sotme. Kutitë e numëruara janë ato të Maqellarës, Melanit dhe Peshkopisë. Zona e Tominit dhe Arrasit janë në tavolinën e numërimit.
Rama 12361 vota
Shehu 9266 vota
Ora 13:45 Rakip Suli: Rama fitues, është kandidat “bio” dhe jo i “shtridhun” si Shehu
Deputeti socialist Rakip Suli ka dhënjë një prononcim në News 24, gjatë qëndrimit të tij në KZAZ-në nr.19, ku dhe po numërohen votat. Rakip Suli tha se askujt nuk ia merrte mendja, se PS do të fitonte edhe në bastionet e PD-së.
“Kanë fituar dibranët, as doktor Rremi, as PSja. Sepse përballë ishte një person si një limon i shtridhun (Sherefedin Shehu). Ka qenë 18 vite deputet dhe ska bërë asgjë për Dibrëën. Ai ka familjen në Amerikë dhe vetë jeton në Tiranë… Erdhën 40 deputetë të PDsë, këtu në Dibër, por ata ikin prapë nesër, ndaj dibranët nuk i besojnë. Ne patëm një kandidat “bio” origjinal si doktor Rremi. 12 vite e pati PDja drejtimin e Peshkopisë dhe s’bëri asgjë. Tani qeveria e majtë do të investojë në Dibër. Edhe unë si deputet do insistoj për fonde”.
13:30 60 kuti të numëruara nga 118 gjithsej. Rezultati momentalisht tregon se kandidati i majtë vijon të shtojë diferencën mes vetes dhe rivalit të tij Sherefedin Shehu.
Rama 10968
Shehu 8306
13: 05 Numërimi i votave vijon dhe momentalisht sapo ka përfunduar numërimi i kutisë së 54, votat e të cilës kanë ngritur sërish në numra kandidatin e majtë Muharrem Rama. Ai kryeson 2452.
Rama 10006 vota
Shehu 7554 vota
Deklarata e policisë për ndërprerjen e procesit të numërimit
12: 50 Ka rinisur votimi në KZAZ- në nr. 19 në Dibër pas disa minutash ndërprerje. Momentalisht janë numëruar 53 kuti dhe rezultati është:
Rama 9630 vota
Shehu 7235 vota
Ora12:25 Procesi i numërimit në KZAZ-në nr. 19 në Dibër është ndërprerë. Kreu i KZAZ-së Fadil Begu ka kërkuar që personat e paautorizuar të dalin jashtë ambienteve të numërimit. Shkak për këtë thirrje të kreut të KZAZ-së është prania e madhe e njerëzve në qendrën e votimit.
Policia po bën shoqërimin e personave të paautorizuar që ndodhen në ambientet e qendrës ku po numërohen votat.
Ora 12:10 Numërohen dhe dy kuti të tjera teksa vihet re se procesi i numërimit është në hapa të shpejtë. Kandidati i majtë vijon të thellojë rezultatin, duke e çuar në 2212 vota para. GHjithsej deri më tani janë numëruar 16527 vota.
Rama 9369 vota
Shehu 7158 vota
Ora 11:50 Kandidati i majtë Muharrem Rama ka vijuar të thellojë avantazhin e tij duke shkuar në 2027 vota para kandidatit të djathtë Sherefedin Shehu. Momentalisht janë numëruar 50 kuti nga 118 gjithsej dhe rezultati është
Rama 8681 vota
Shehu 6654 vota
Ora 10:50 Ka ri-nisur numërimi i kutive në Dibër edhe pse me një orë vonesë nga ajo që ishte paralajmëruar. 32 numëruesit kanë nisur procesin me numërimin e kutive të Peshkopisë.
DITA E DJESHME
Votimi i djeshëm u shoqërua nga akuza për blerje votash nga të dy palët politike. Ndërsa PD akuzoi se banorët e një fshati në Dibër kapën një fugon me miell që do shpërndahej në këmbim të votës, nuk munguan as akuzat për fotografimin e votës nga të dyja palët.
Duke iu referuar të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishin 33978 qytetarë që kanë votuar për kryetarin e ri të Bashkisë, i cili do të zëvendësojë në këtë post Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një varëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë.
04:25– Përfundon numërimi në 6 nga 19 QV në Peshkopi. Në 6 kutitë e para në Peshkopi, Muharrem Rama ka marrë 1432 vota, ndërsa Sherefedin Shehu ka marrë 967 vota. Në 6 kutitë e para në Peshkopi, Rama kryeson me 465 vota ndaj Shehut.
03:51– Përfundon numërimi në 36 nga 118 QV. Në 36 QV Muharrem Rama ka marrë 5362 vota ndërsa Sherefedin Shehu ka marrë 4136 vota. Në 36 QV të numëruara Rama kryeson me 1231 vota ndaj Shehut.
03:46- Përfundon numërimi në 8 QV në Njësinë administrative Melan. Në Melan, Muharrem Rama ka marrë 1056 vota, ndërsa Sherefedin Shehu ka marrë 883 vota. Në Melan, Rama kryeson ndaj Shehut me 173 vota.
03:11- Ka nisur numërimi i votave në Njësinë administrative Melan. Në kutinë e parë në Melan, Muharrem Rama ka marrë 122 vota ndërsa Sherefedin Shehu ka marrë 117 vota. Në kutinë e parë në Melan, Muharrem Rama kryeson me 5 vota ndaj Sherefedin Shehut.
02:54– Ka përfunduar numërimi në 25 nga 118 QV në Dibër. Për 25 nga 118 QV, Muharrem Rama ka marrë 3603 vota, Sherefedin Shehu ka marrë 2557 vota. Në Maqellarë, Muharrem Rama ka marrë 3057 vota ndërsa Sherefedin Shehu ka marrë 2469 vota. Në Maqellarë, Muharrem Rama kryeson ndaj Sherefedin Shehut me 588 vota.
02:44– Në Maqellarë janë numëruar deri tani 14 nga 19 QV. Kandidati Muharrem Rama ka marrë 1986 vota, ndërsa Sherefedin Shehu ka marrë 1455 vota. Rama kryeson ndaj Shehut me 531 vota.
02:37– Përfundon numërimi në 22 nga 118 QV. Deri tani në Maqellarë janë numëruar 13 nga 19 QV. Kandidati Muharrem Rama ka marrë 1920 vota, ndërsa Sherefedin Shehu ka marrë 1310 vota. Muharrem Rama kryeson me 610 vota ndaj Shehut.
02:30– Janë numëruar deri tani 12 nga 19 QV në Maqellarë. Kandidati Muharrem Rama ka marrë 1824 vota ndërsa Sherefedin Shehu ka marrë 1275 vota. Muharrem Rama kryeson me 549 vota ndaj Sherefedin Shehut.
01:39– Përfundon numërimi në 5 QV e para në Maqellarë. Kandidati Muharrem Rama ka marrë 881 vota ndërsa Sherefedin Shehu 687 vota. Në 5 QV në Maqellarë, Muharrem Rama kryeson ndaj Sherefedin Shehut me 194 vota. Rezultati për 14 QV të mbyllura, 2121 vota për Muharrem Ramën dhe 1471 vota për Sherefedin Shehun.
Ora 00:46– Përfundon numërimi i votave në Njësinë administrative Luzni. Në Luzni 826 vota për Muharrem Ramën dhe 411 vota për Sherefedin Shehun. Në Luzni 32 vota të pavlefshme.
Ora 00:40– Nis numërimi i votave në Njësinë administrative Maqellarë. Në njësinë administrative Maqellarë ka 19 QV.
Ora 00:25– Përfundon numërimi i votave në Selishtë. Muharrem Rama ka marrë 423 vota ndërsa kandidati Sherefedin Shehu ka marrë 373 vota. Diferenca mes Ramës dhe Shehut është 50 vota. Në Njësinë Administrative Selishtë, 796 vota të vlefshme dhe 23 vota të pavlefshme.
Ora 00:05- Zgjedhjet, përfundon numërimi në kutinë e parë në Luzni. Zgjedhjet në Dibër, Muharrem Rama 85 vota, Sherefedin Shehu 58. Në kutinë e parë Luzni, 143 vota të vlefshme, 2 të pavlefshme. Zgjedhjet në Dibër, pjesëmarrja në Luzni 46.2%.
Vijon numërimi për Njësinë administrative Selishtë.
Në orën 22:10 ka përfunduar dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ 19, ku pas trajnimit të numëruesve ka filluar edhe procesi i numërimit të votave. KQZ deklaroi se pjesëmarrja në votime ditën e sotme ka qenë 60%.
Ora 23:55– Grupet e numërimit kanë marrë në dorë kutitë e qendrave të votimit të njësive administrative Selishtë dhe Luzni. Sipas raportimeve të gazetarëve tanë në terren, aktualisht po numërohet Qendra e Votimit 977 Selishtë.
Ora 21:00 Nën shoqërinë e forcave të policisë, thuajse të gjitha kutitë e votimit kanë mbërritur në KZAZ-në nr 19 në Dibër, aty ku do të nisë dhe numërimi i votave.
Deri më tani kanë mbërritur kutitë e rreth 100 QV-ve nga 118 gjithsej. Mungojnë ende kutitë nga zona e Melanit dhe 4 QV nga zona e Peshkopisë.
Procesi i numërimit do të nisë sapo në KZAZ-në nr 19 të vijnë të gjitha kutitë e votimit së bashku me materialet zgjedhore.
Në total janë 118 kuti votimi dhe sipas KQZ, nga të dhënat e grumbulluara deri më tani kanë votuar 60 përqind e personave me të drejtë vote, nga të cilët pak më shumë se 30 përqind kanë qenë gra.
Ora 20: 40 Taulant Balla: Lulzim dil dhe deklaro që i njeh rezultatet e zgjedhjeve
Muharrem Rama është fituesi i zemrave të dibranëve dhe në kutitë e votimit gjendet i shprehur vullneti i tyre.
Unë jam nënkryetar i grupit të PS dhe deklroj me përgjegjësi se 8 deputetë tonë kanë qenë gjatë këtyre 3 ditëve të fundit, ndërkohë që nga krahu tjetër ke gjithë grupin parlamentar të PD, ish drejtorat e ish ministrat e PD. Dua të them që kjo i ka bërë dëm PD-së.
Kam qenë dëshmitar dje, kur njerëz të veshur me pushtet të PD-së, kanë goditur me grushta votuesit. Nuk ka ndodhur kurrë që një përfaqësues politik të godasë një votues. Dua t’i drejtohem personalisht Bashës, i cili këtë betejë e ktheu në një betejë publike.
Lulzim, dil tani pas meje dhe duhet të bësh një deklaratë shumë të thjeshtë. Të deklarosh që i njeh rezultatet e zgjedhjeve…. Shpresoj që PD të mos fusë numërues as Dasho Alikon as ndonjë deputet të PD, por ata persona që respektojnë kriteret e kodit zgjedhor dhe mirë do ishte që vetë dibranët t’i numëronin votat
Ora 20: 25 PD: Shehu, bindshem fitues, prisni dhe do ta shikoni
Irini Shehu, zëdhënësja politike e fushatës elektorale të PD-së, ka dalë në një konferencë për median, duke paralajmëruar, ashtu si PS pak minuta më parë, se fitorja i përket koalicionit të djathtë. Zëdhënësja e PD-së në Dibër tha se kandidati Sherefedin Shehu ka fituar me një rezultat të bindshëm.
“Procesi i votimit u përmbyll dhe dita ka qenë e ngarkuar me tension për shkak të sjelljes kriminale dhe shantazheve të qeverisë.
PD do të garantojë lirinë e votës teksa tani që procesi ka mbaruar, e rëndëssishme është mbarëvajtja e procesit të numërimit.
Nga të gjitha informacionet paraprake, Sherefedin Shehu ka fituar bindshëm me vota…Prisni edhe pak dhe rezultati do ta tregojë vetë që ne kemi fituar.”- tha ajo.
Ora 19: 45 Gjylameti: Fitorja e jona, besoj se mbasditen e nezërme numërimi përfundon
E para që ka folur nga forcat politike në zgjedhjet e Dibrës ka qenë deputetja socialiste Blerina Gjylameti, e cila ka thënë se fitorja do të jetë e të majtëve. Deputetja socialiste ka shtuar se beson se procesi i numërimit të votave do të mbarojë rreth pasdites së ditës së nesërme.
“Duke dëshmuar një përgjegjshmëri maksimale qytetarët dibranë nuk ranë pre e presioneve dhe manipulimeve të PD-së. I kërkojmë organeve ligjzbatuese që të kujdesen në transportimin e kutive zgjedghore. Na mbetet të lexojnë një për një vullnetin e qytetarëve dibranë. Ajo që ne kërkojmë është që subjektet politike duhet të pranojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve … procesi i numërimit do të mbaroj besoj në pasditen e nesërme.”- tha Gjylameti.
Ambienti ku do të numërohen votat
Ndërkohë, ambienti ku do të numërohen votat është gati dhe në pritje të mbërritjes së kutive të para për të numëruar.
KQZ jep statistikat e zgjedhjeve pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit në 19:00
Ora 19:20 Policia reagon pas akuzave të PD për përfshirje
Lidhur me lajmin e publikuar në media sociale dhe të riprodhuar më pas nga subjekti politik PD, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se punonjësit e policisë që shfaqen në foto janë të dislokuar me detyrë pranë Postës së Policisë në Maqellarë.
Pikërisht, godina me fasadë të verdhë dhe e mbuluar me tjegulla të kuqe, e cila evidentohet qartë edhe në foto, është Stacioni i Policisë në Maqellarë.
Askush prej tyre, siç edhe asnjë punonjës tjetër, nuk është përfshirë në aktivitet politik apo në procesin e sotëm zgjedhor duke favorizuar ndonjë forcë politike.
Gjithashtu, Policia e Shtetit hedh poshtë çdo akuzë të PD për përfshirje të oficerëve të lartë të Drejtorisë Vendore të Dibrës në procesin elektoral. Oficerët e përmendur kanë qenë dhe janë në detyrë, brenda ambjenteve të Drejtorisë Vendore në Peshkopi.
Çdo akuzë e hedhur ndaj policisë synon vetëm të përbaltë punën e kësaj strukture, e cila mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të zbatuar vetëm ligjin.
…………
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka lajmëruar se deri në orën 16:00 pjesëmarrja në votime ka kapur shifrën e 43% të votuesëve.
Ndërsa nga ana tjetër, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, është shprehur se pavarësisht se situata në tërësi ka qenë e qetë në Dibër, janë konstatuar një sërë rastesh ku votimi ka qenë familjar si dhe se shumë zyrtarë të lartë të PD-së janë parë pranë qendrave të votimit. Përfaqësuesja e KVV-së Greta Meta ka kërkuar nga përfaqësuesit e PD që të qëndrojnë larg qendrave të votimit.
“Në Dibër vërejmë sërish ka zyrtarë të lartë të strukturave politike, përfaqësues të PD të cilët vazhdojnë që të jenë prezentë në bashkinë e Dibrës. Forcat politike të rrinë sa më larg qendrave të votimit.
Aktorë kryesorë duhet të jenë qytetarët. Prokuroria dhe policia duhet të jenë në gatishmëri për të mos lejuar intimidimin. Procesi i votimit ka pasur edhe një problematikë. Në Muhur në qendrën 1212 ka pasur raste të votimit familjar. Në disa raste mungonte boja, ndërsa ka pasur raste që ka votuar dy herë një person, apo kur ka votuar një person për 6 persona të tjerë të familjes.
Në Kalanë e Dodës ka qenë të dukshme rastet e votimit familjar. Edhe në Zall Dardhë dhe Zall Rec mungonte boja, procesi ka vazhduar, pasi komisionerët kanë rënë dakord që votuesit njihen, pasi ëshët fshat i vogël.
Në Kastriot ka pasur ndërrim kutie. Në Zall Dardhë dy votues i bënë foto votës, por nuk kishte asnjë reagim nga komisionerët, të cilët nuk duhet të lejojnë raste të tilla.
Në qendrën 1128 në Melan kas pasur gjithashtu raste të votimit familjar. Në Muhur ka pasur debate mes komisionerëve. Në fshatin Fushë Cilën grumbullimi i simpatizantëve pranë qendrave të votimit. Nga 6 kërkesa për votim janë pranuar 4 nga gjykata. Në Maqellarë ka mungesë të fletës së regjistrit”– tha ajo.
Të dyja kampet politike kanë bërë thirrje për daljen e qytetarëve dhe drejtimin në qendrat e votimit. /java/a.k