• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Biznesmeni amerikano-libanez u dhunua në sy të gruas e fëmijëve

by Aalison Pearse Stevens
12/09/2016 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investitori amerikano­libanez Fadi Mitri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli. Burime të rezervuara nga grupi hetimor thanë për gazetën “Panorama” se ai është goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë e për pasojë ka hemtoma të shumta, ndërsa njërën këmbë e ka të thyer.

Kanë qenë 3 persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasurmakinën me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit, paraditen e djeshme. Ndërsa sipas dëshmisë që ai dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën. Sipas burimeve, ky veprim i kryer nga ana e autorëve tregon se ata mund të kenë qenë të porositur për sulmin nga persona të tjerë dhe filmimi u është nevojitur si provë për të treguar se porosia është kryer.

Vetë biznesmeni i plagosur ka arritur të fiksojë targën e automjetit “Tuareg”, ku ndodheshin autorët, të cilën edhe e ka fotografuar, pasi mjeti gjatë gjithë rrugës kryente manovra të rrezikshme dhe

parakalonte makinën e tij. Burimet thanë se makina ka qenë me targa italiane, të vjetra, që pas verifikimeve nuk kanë rezultuar të ketë kaluar në rrugë zyrtare kufirin shqiptare. Targat mund të jenë të vjedhura dhe janë përdorur enkas për të kryer sulmin ndaj sipërmarrësit 55­ vjeçar Fadi Mitri.

Të gjitha këto të dhëna dëshmojnë për një sulm të paramenduar dhe të qëllimshëm nga ana e autorëve dhe aspak për një ngjarje aksidentale, ashtu siç u tha dy ditë më parë në njoftimin paraprak të Policisë.

NGJARJA

Biznesmeni me shtetësi amerikane dhe kombësi libaneze u masakrua të shtunën në mëngjes me shkop bejsbolli në kryqëzimin e rrugës së Laknasit me atë të Rinasit. 55-vjeçari Fadi Mitri është administrator i kompanisë nga Katari, “Omnix Albania”, e cila do të ndërtojë një resort gjigant me vlerë 180 milionë euro në plazhin e Gjirit të Lalzit. Nga dëshmitë e dhëna në polici mësohet se biznesmeni po udhëtonte në drejtim të kryeqytetit me automjetin tip “Mitsubishi”, që drejtohej nga shoferi i tij shqiptar, me iniciale E.M., kur është përplasur nga një automjet tjetër. Në raportin e policisë shkruhet se uniformat blu janë njoftuar nga dëshmitarë të rastit se në këtë vend kishte ndodhur një aksident. Një tjetër telefonatë ka vënë alarmin pasi ka sqaruar se nuk bëhej fjalë vetëm për një aksident, por për një sherr masiv. Makina që kalonin rrugës për në Rinas ose anasjelltas njoftonin vazhdimisht policinë se kishin parë njerëz të gjakosur dhe makina të aksidentuara. Të gjitha telefonatat ishin të rezervuara për të identifikuar autorët ndërsa është përshkruar me hollësi mjeti i tyre. Një ditë më pas policia njoftoi ndalimin e 9 personave për ngjarjen, por ende nuk ka të arrestuar.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Përdhunohej prej 6 vitesh nga njerku/ Publikohet dëshmia tronditëse e 12 vjeçares

Përdhunimi i 12 vjeçares nga njerku/ E ëma e të miturës: Po, i kam parë por e kisha hallin tek fjalët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në jug të vendit, lëkundjet shkaktojnë panik te banorët

Tërmet i fortë në jug të vendit, lëkundjet shkaktojnë panik te banorët

August 30, 2026
“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

August 30, 2026
Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com