• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diaspora4Innovation, nga Venecia në Shqipëri: Dija pa kufij, që po kthehet në veprim

by A R
01/10/2025 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një botë ku dijet dhe inovacioni nuk njohin kufij, bashkëpunimi mes akademikëve rezidentë dhe atyre të diasporës shqiptare, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, për të ardhmen e arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri. Shkëmbimi i përvojave mes tyre si dhe marrja e njohurive të reja, nga modelet më inovative në Evropë e botë, është një nga qëllimet thelbësore të projektit “Diaspora4Innovation”.

Qëllimi i shkëmbimit të njohurive ishte thelbi i vizitës studimore në Venecia, e zhvilluar nga një grup prej 12 akademikësh, si nga Shqipëria ashtu edhe nga diaspora, së bashku me përfaqësues të GERMIN, EU4Innovation dhe medias. Vizita përfshiu një qendër inovacioni: H-FARM, një platformë dhe kampus që në thelb ka ndërtimin e sipërmarrjeve inovatore dhe ekosistemeve të inovacionit, duke synuar ndryshime me impakt, duke fuqizuar brezat për të udhëhequr me qëllime parimore, gjithçka mbështetur nga AI (inteligjenca artificiale); dhe Future-Farming – një qendër e transferimit të teknologjisë e zhvilluar në partneritet nga Zero dhe H-FARM.

Dita e parë e kësaj vizite studimore ishte pikërisht, në QTT Future Farming, një nga infrastrukturat teknologjike më inovative të Europës, realizuar në partneritet e bashkëpunim të ngushtë mes sektorit publik e atij privat, mes bizneseve dhe kërkuesve shkencorë. Kompania Zero – 49% aksionere e Future Farming, është një aktor kyç evropian në bujqësinë vertikale, që ofron zgjidhje modulare dhe të drejtuara nga inteligjenca artificiale për bujqësinë, ushqimin, farmaceutikën, kozmetikën dhe eko-rehabilitimin.

Akademikët mësuan mbi metodat e formulat që aplikohen në Future Farming, për përdorimin e teknologjive në bujqësi, duke iu referuar paradigmës së “Nature Co-design”, pra duke studiuar si krijohet jeta në natyrë, për të gjetur kështu mënyrat e replikimit të saj, metodat e reja të realizimit të produkteve për biznesin e nevojat e shoqërisë, nëpërmjet kërkimeve shkencore, laboratorëve e teknologjisë.

Vizita e radhës ishte në H-FARM, hapësira ku gërshetohet arsimi, sipërmarrja dhe teknologjia. Akademikët vizituan nga afër kampusin modern, me hapësirat e jashtëzakonshme, si habitat perfekt për nxitjen e kreativitetit, ideve të reja, si dhe duke pasur në fokus kryesor mirëqenien e studentëve. Ata eksploruan qendrën e startup-eve dhe më pas u prezantuan me programet për zhvillimin e startup-eve, si edhe me qasjen arsimore të H-FARM College, me një fokus të veçantë në ofertën e tij ndërkombëtare.

Gjatë kësaj vizite akademikët pjesë e delegacionit vlerësuan eksperiencën që do t’ju shërbejë për implementimin, në një të ardhme, jo shumë të largët, edhe në universitetet shqiptare si dhe rëndësinë që këto vizita studimore kanë, për zgjerimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme, mes akademikëve që jetojnë në Shqipëri dhe akademikëve që tashmë kanë shënuar suksese të mëdha, në universitetet më të mira të Evropës e botës, ku ata punojnë.

Prof. Asoc.Valentina Ndou, që konceptoi këtë vizitë studimore dhe mundësoi lidhjet, u shpreh: “Disa nga këto nisma me të cilat u prezantuam në Venecia janë të njohura për akademikët tanë. Shumë prej tyre, që ishin pjesë e kësaj vizite studimore kanë filluar madje t’i aplikojnë në lëndët e tyre, në universitet ku punojnë. Por në Shqipëri është ende e vështirë që të aplikohen plotësisht këto nisma, sepse mungon infrastuktura dhe nevojitet një bashkëpunim më i madh si në nivel universitar ashtu edhe në atë të ndër-ministerial e të biznesit gjithashtu”. 

Valbona Koçi, këshilltare në EU4Innovation, e vlerëson këtë vizitë studimore si një mundësi, për t’i sjellë edhe më pranë akademikët e diasporës me ata që jetojnë në Shqipëri. “Dëshira, qëllimi ynë është që diaspora të kthehet në Shqipëri me njohuritë e veta, e jo domosdoshmërisht fizikisht. Njohuria, dijet janë të lëvizshme dhe kështu do të ishin edhe me më shumë vlerë për vendin tonë, ku ekosistemi i sipërmarrjes së inovacionit duket që po lulëzon ndjeshëm.”- theksoi ajo.

Një aset të çmuar, i cilëson akademikët e diasporës shqiptare edhe bashkëdrejtori i GERMIN, organizata që po implementon, në bashkëpunim me GIZ, projektin Diaspora4Innovation. Lirim Krasniqi theksoi se falë tyre, Shqipëria po afrohet gjithnjë e më shumë me zhvillimet inovative nëpër Europë e botë, duke ndihmuar kështu në ngritjen e kapaciteteve dhe arritjen e niveleve të duhura në vend. “Deri tani kemi pasur angazhimin e 10 akademikëve të diasporës në 8 universite shqiptare, por 12 fakultete/departamente, të cilët për më shumë se një vit kanë qenë të angazhuar në aktivitete të shumta, duke përfshirë konceptimin e sillabuseve dhe leksionet, projektet e përbashkëta kërkimore si dhe vizitat studimore, siç ishte edhe kjo në Future Farming dhe H-FARM, të cilat e ndërlidhin ekosistemin e inovacionit dhe sipërmarrjes me pjesën e edukimit. Jemi të kënaqur kur shohim se ky projekt ka nxjerrë rezultate të jashtëzakonshme”, përfundoi Krasniqi.

Projekti Diaspora4Innovation (që mbështetet nga EU4Innovation, financuar nga Bashkimi Evropian, qeveria Gjermane dhe ajo Suedeze) po tregon se si institucionet mund të luajnë një rol kyç në lidhjen e akademisë në Shqipëri, diasporës dhe politikëbërjes, duke siguruar që universitetet shqiptare të mos jenë të izoluara, por të integruara në trendet evropiane të inovacionit.

Të gjitha nismat që po ndërmerren në kuadër të këtij projekti po tregojnë më së miri se të mësuarit nuk njeh kufij. Dija mund të zhvillohet jashtë kufijve, por inovacioni do të kthehet gjithmonë në “shtëpinë” e vet, për ta pozicionuar Shqipërinë, si faktor të rëndësishëm, në ekosistemin rajonal e atë Evropian, të inovacionit.

 

Next Post
DETAJE / Sekuestrohen drogë, armë e tritol, dy të arrestuar në Bathore

DETAJE / Sekuestrohen drogë, armë e tritol, dy të arrestuar në Bathore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com