• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diaspora voton! Ish- kreu i KQZ mbi regjistrimet: Nëse ecim me këto ritme do kapërcejmë Kosovën!

by S T
22/01/2025 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume foli lidhur me ecurinë e regjistrimit të diasporës në platformën e ngritur nga KQZ për zgjedhjet e 11 majit. Kume e vlerëson ecurinë si pozitive, duke patur parasysh sipas tij numrin e lartë të regjistrimeve, që shton Kume, do kalojnë edhe Kosovën.

”Sa më i informuar qytetari, aq më mirë zhvillohet procesi. Qytetarët duhet të informohen sa më shpejtë që të mos krijohen situata si këto kur aplikimi nuk është pranuar.

Mënyra si është vepruar deri sot nga KQZ, platforma që ka hartuar për këtë procedurë. Kemi regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë ka krijuar kushte të mira për t’u realizuar në përputhje me dëshirën për të votuar nga qytetarët.

Dëshirë e shprehur, ka kapërcyer parashikimin se sa do marrin pjesë. Jemi në 10 ditët e para, siç dihet janë 50 mijë zgjedhës shqiptarë për tu regjistruar. Nëse ecet me këtë ritëm, kapërcejmë nivelin e pjesëmarrësve në votime jashtë vendit të zgjedhësve në Kosovë, ku janë pranuar 105 mijë.

Nëse vazhdojnë shtetasit tanë jashtë do kemi më shumë sesa kaq. Mund të kemi 150 mijë 200 mijë zgjedhës. Interes i shtuar i bashkatdhetarëve tanë”, tha Kume në Report Tv.

Më tej, Kume shpjegon se si do jetë fleta e votimit në 11 maj, duke sqaruar se do jenë dy lista zgjedhësish.

”Në listën e hapur votohet subjekti. Dihet sa merr subjekti, pas subjektit votohet dhe një nga kandidatët. Mënyra e të votuarit në fletë me emrat e listës së hapur. Lista e mbyllur nuk shfaqet. Krijon mundësi të gjykohet për fuqinë elektorale të çdo subjekti zgjedhor edhe në rastin kur partia është pjesë e një koalicioni. Kandidatët do ti caktohet dhe kujt partie i takon. Tregon dhe sa vota merr kandidati preferencial, matet fuqia e çdo subjekti zgjedhor”, shtoi ai.

Qytetari mund të shohë në listë vetëm ata kandidatë që janë në listën e hapur, ndërsa për kandidatët e listës së mbyllur, ndarjen e mandateve e bën KQZ sipas renditjes që kanë dërguar partitë që garojnë.

”Lista bëhet publike, por emrat nuk janë në fletën e votimit. Çdo qytetar do dijë sa kandidatë janë. Mënyra si do zhvillohet procesi zgjedhor, në fletën e votimit do jenë vetëm emrat apo numrat e listës së hapur dhe lista e mbyllur depozitohet në KQZ dhe KQZ ndan mandatet duke ditur listën përkatëse”, tha Kume.

Next Post
Ekonomia në 2025/ Ministri i Financave, Malaj: Parashikojmë një rritje ekonomike rreth 4%

Ekonomia në 2025/ Ministri i Financave, Malaj: Parashikojmë një rritje ekonomike rreth 4%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In