• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diaspora shqiptare, më e përfshirë në zhvillimet në Shqipëri

by Java News
19/11/2016 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diaspora shqiptare duhet të jetë më e përfshirë në zhvillimet në Shqipëri.Kjo ishte ideja kryesore që u përçua gjatë punimeve të panelit me temë “Organizimi i Diasporës dhe roli i saj në zhvillimin e Atdheut: Eksperienca nga bota.

Pjesë e panelit të moderuar nga moderuar nga Liza Gashi, themeluese dhe Administratore e Rrjetit Germin, ishin Valon Murati, Ministër i Diasporës i Republikës së Kosovës. Odeta Barbullushi, Zv. Ministre e Punëve të Jashtme, Giovanni Maria De Vita, Shef i Zyrës I, Drejtoria e Përgjithshme e Italianëve jashtë Vendit, Ministria e Punëve të Jashtme Italiane (Itali). Mark Gjonaj, Anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut (SHBA), Ahmet Gjanaj, Deputet i Rajonit të Brukselit (Belgjikë), Kingsley Aikins, Kreu i Irish Diaspora Organization (Irlandë) dhe Konstantin Ristani, Specialist i sistemeve të automatizuara të informacionit dhe teknologjisë (Kanada).

Në këtë panel u diskutua mbi organizimin e Diasporës dhe rolit të saj në zhvillimin e Shqiipërisë duke sjellë eksperienca të ndryshme nga bota, duke parë që diaspora për nga natyra është komplekse dhe e diversifikuar.

shqiptaret-ne-ballkan-foto-flor-abazaj-4Gjatë këtij paneli u theksua se, duke qenë se është pashmangërisht shpërndarë, por e madhe në numër, krahasuar me atë të mjaft vendeve të tjera, Diaspora shqiptare është ndër më të aftat dhe më dinamike. Sipas shembujve të sjellë nga panelistët diaspora shqiptare kudo ku ka qenë ka treguar aftësi për tu integruar shpejt dhe për tu zhvilluar suk-sesshëm, në çdo kontekst dhe rrethanë,dhe kjo është provë e energjisë, aftësive dhe potencialit të mrekullueshëm. Komunitetet shqiptare kanë treguar në mënyrë konkrete se janë në gjendje të mbrojnë më sukses interesat e tyre dhe ato kombëtare në tërësi.

Një ndër idetë që u përçua në këtë panel ishte se Diaspora shqiptare duhet të rrisë ndikimin e saj dhe për ta bërë këtë, për të pasur një zë më të fuqishëm dhe një rol më të rëndësishëm, si në vendin ku jeton ashtu edhe për të marrë pjesë në zhvillimet politiko-shoqërore në Shqipëri, ajo ka nevojë të jetë më e strukturuar, më e organizuar, më e lidhur, më ndërvepruese.

shqiptaret-ne-ballkan-foto-flor-abazaj-1Paneli diskutoi edhe mbi nevojën për të filluar një proces të organizmit të Diasporës, mundësitë, format dhe mënyrat më praktike për të arritur një organizim më bashkëkohor, në mënyrë që Diaspora të jetë më e fuqishme, më përfaqësuese dhe në atë mënyrë, më e përfshirë në zhvillimet në Shqipëri.

Në Ministrinë e Punëve te Jashtme, në kuadër të Samitit të Diasporës u çel edhe ekspozita “Dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës” e arvanitasit Panagiotis Koliomichalis, e cila u vizitua nga të pranishmit.

Historiani Pëllumb Xhufi u shpreh se kjo ekspozitë i jep më shuëm vlera këtij Samiti duke qenë se sjell dokumente mbi arvanitasit, të cilat nuk kanë qenë të ekspozura më parë në vendin tonë dhe kjo ka rëndësi majft të madhe historike dhe kulturore.

Ndërsa Koliomichalis u shpreh se çelja e kësaj ekspzoite në Shqipëri, në kuadër të Samitit të Diasporës, një Samit që synon t ëbashkojë shqiptarët nëpër botë në një qëllim të përbashkët është një kënaqësi e veçantë dhe një nder.

Next Post
UDHEZIMI/ Nuk do të ketë sekuestro për shtëpitë pa hipotekë

UDHEZIMI/ Nuk do të ketë sekuestro për shtëpitë pa hipotekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

February 26, 2026
Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

February 26, 2026
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Kursimet në lekë, rritje rekord/ BSH: Në janar u zgjeruan me 26 miliardë lekë

February 26, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

February 26, 2026
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

February 26, 2026
Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

February 26, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Nga Smart City te transformimi i Policisë Bashkiake dhe fuqizimi i rolit të prefektit, ministrja Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet e të rënëve në detyrë

February 26, 2026
Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

February 26, 2026
Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In