• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diaspora me një tekst të përbashkët mësimor të gjuhës dhe kulturës shqiptare

by Java News
13/11/2021 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë qenë pjesë e konferencës prezantuese të e librit fitues “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I, një fryt i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Gjatë kësaj konference, të organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, është caktuar edhe  kalendari i punës së Komisionit të Përbashkët për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, për fazën e dytë.

Kushi theksoi se “diaspora shqiptare është një pasuri shumë e madhe për mbarë kombin shqiptar, prandaj është në interesin tonë të përbashkët që ta mbështesim gjithnjë e më shumë mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetin tonë kombëtar tek diaspora, e sidomos tek fëmijët e tyre”.

Ministrja Nagavci tha se përgatitja e këtij teksti është dëshmia më e mirë që bashkërendimi mund të krijojë gjëra me vlerë. Ajo theksoi se me angazhimin e mëtejshëm të dy shteteve do të punohet në hartimin e teksteve mësimore për nivelet tjera të mësimit shqip në diasporë.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe anëtarë të Komisionit të përbashkët Shqipëri-Kosovë për miratimin e teksteve mësimore për diasporën.

Realizuesit e tekstit prezantuan para ministreve Kushi dhe Nagavci paketën “Gjuhës Shqipe dhe Kultura Shqiptare” Niveli I.

Drejtoresha e Shtëpisë Botuese Albas, Rita Petro në fjalës e saj dhe në prezantimin e paketës, tha: Ne e pritëm me shumë kënaqësi ftesën për konkurrim me një program të përbashkët që unifikon mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë. Gjatë hartimit të tekstit, përmes tregimeve, dialogëve dhe personazheve, kemi përfshirë personazhe fëmijë, jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut e Mali i Zi. Një sfidë tjetër ishte realizimi i strukturës së librit, i cili duhej të merrte parasysh dhe përbërjen heterogjene, ku disa fëmijë shqiptarë nuk dinë fare shqip, që shpresoj shumë, të jenë më të paktë, disa dinë mesatarisht dhe pjesa tjetër mund të dinë më mirë. Pra, si fillim ky nivel i parë u organizua midis një libri gjuhe e leximi klasik dhe një metode të gjuhëve të huaja. Doja të theksoja se në libër janë të integruara të gjitha kompetencat, ajo e të folurit e të dëgjuarit, e të lexuarit, e të shkruarit, të cilat janë të demonstruara edhe në librin digjital…”.

Përpara dy ministreve dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore u demonstruan përveç librave fizikë edhe modele të librit digjital, audio, video, teste e ushtrime për fëmijët, si dhe modele të mësimit përmes videove.

Botimin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare 1” vjen si paketë, që përmban tekstin e nxënësit, të ndarë në tri shkallë (klasa 1, 2, 3), fletoren e punës, fjalorin me ilustrime, një antologji me vjersha dhe udhëzuesin për mësues dhe prindër.

Teksti është në formën e librit të shtypur dhe në formën digjitale. E gjithë paketa është hartuar duke respektuar “Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Diasporë e në Mërgatë”.

Autore të tij janë: Rita Petro, Saranda Pozhegu, Natasha Pepivani, Linda Mëniku, Adelinë Selmani, Dhurata Nixha./m.j

Next Post
“I drejtohet Bashës sepse nuk e duan”/ Grida Duma: Thirrja e Ramës për dashuri ka histori të tjera

"I drejtohet Bashës sepse nuk e duan"/ Grida Duma: Thirrja e Ramës për dashuri ka histori të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com