• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Diaspora e viteve të fundit është anti-qeverisje”, Tabaku: Ja ku ndryshon oferta e opozitës me 4 vite më parë

by B K
25/01/2025 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, theksoi angazhimin e opozitës për garantimin e votës së diasporës dhe përmirësimin e ofertës ekonomike të PD-së, duke kritikuar qeverisjen aktuale të Partisë Socialiste.

Tabaku deklaroi se opozita ka pasur gjithmonë në fokus mundësimin e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. “Ka ende vështirësi dhe teknikalitete, por PD e ka synim që çdo votues i diasporës të ndihmohet dhe të regjistrohet. Ne kemi votuar për mundësimin e votës për çdo shqiptar të larguar,” tha ajo.

Sipas Tabakut, ata që kanë emigruar në dekadën e fundit kanë refuzuar qeverisjen aktuale dhe duhet të kenë mundësinë ta refuzojnë atë edhe përmes votës.

Tabaku theksoi mungesën e një programi konkret nga Partia Socialiste dhe akuzoi qeverinë për një model të “kalbur ekonomik.” Ajo nënvizoi se Partia Demokratike do të vijojë të ofrojë ekipin dhe programin më të mirë ekonomik për vendin.

“Ajo që ne kemi bërë me ekspozimin e çdo afere apo bëme të viteve të fundit ka zbuluar modelin e dështuar që ka ngritur Partia Socialiste. PD do vijojë të ofrojë ekipin më të mirë me ofertën më të mirë ekonomike, duke dhënë mesazhin e ringritjes,” deklaroi Tabaku.

E pyetur për rolin e Sali Berishës, Tabaku vlerësoi ndikimin e tij në bashkimin e Partisë Demokratike. “Berisha, në mes të kësaj vështirësie, ka bashkuar 99% të PD-së. Nuk besoj se ka ndonjë rast tjetër si ky që i ndodhi PD-së,” përfundoi Tabaku.

Next Post
Vdekja e Kryepeshkopit Janullatos, Erion Braçe: Dha kontribut të çmuar në vëllazërinë fetare në Shqipëri

Vdekja e Kryepeshkopit Janullatos, Erion Braçe: Dha kontribut të çmuar në vëllazërinë fetare në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In