• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Diana Mata, trajnerja e gruas që u aksidentua: S’doja ta besoja lajmin e hidhur

by Aalison Pearse Stevens
14/07/2016 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qitësja e njohur Diana Mata ishte edhe trajnerja e Dhurata Priftit, e aksidentuar të mërkurën në mënyrë makabre pranë Arkivës së Shtetit. Mata rrëfen se e ka përjetuar keq humbjen e mikes së saj, ndërsa pohon se nuk ka mundur ta shohë videon e rëndë të aksidentit. Qitësja e njohur për mikrofonin e Report TV, ka rrëfyer edhe njohjen me Dhuratën dhe pasionin e saj për qitjen që nga koha, kur garonte për Partizanin, Tiranën e së fundmi për Studentin.

Sot familja dhe të afërmit kanë përcjellë për në banesën e fundit qitësen e njohur e cila vdiq dje në aksident. Një ditë pas aksidentit tragjik të ndodhur në rrugën “Asim Vokshi”, pranë Arkivës së Shtetit, ku humbi jetën qitësja e njohur Dhurata Prifti, në familjen e saj në rrugën “Jordan Misja”, ka pllakosur zia. Thuajse është e pamundur që dikush të thotë dy fjalë. Miq të shumtë e dashamirës kanë ngushëlluar familjen, ndër ta pjesëtarë të Federatës së Qitjes, dhe klubeve të ndryshme në vend.

Qitësja e njohur Diana Mata, shumë herë kampione e vendit dhe nënkampione e Evropës, është trajnerja e Dhuratës prej vitesh në klubin Studenti. Ajo rrëfen se u shokua kur mësoi se gruaja e aksidentuar ishte qitësja e saj. Trajnerja Mata rrëfen se e ka njohur Dhuratën në ballkaniadën e Malit të Zi, kur ishin pjesë e ekipit kombëtar. Në këtë kohë, Dhurata ishte pjesë e ekipit të Partizanit e më vonë kaloi te Tirana e së fundmi te Studenti.

Mata thotë se menjëherë pasi ishte marrë vesh lajmi rëndë, pati një reagim të menjëhershëm nga shumë mjaft qitës që janë në aktivitet, por edhe ata ndër vite. Por trajnerja e njohur, ish- kampionia e shumëfishtë e Shqipërisë, hedh dyshime nëse drejtësia do të bëjë si duhet detyrën e saj në këtë rast. Qitësja Dhurata Prifti, 45 vjeçe, banuese në rrugën Jordan Misja në Titanë, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, mesditën e mërkurës, ndërsa u përplas në mënyrë brutale nga vetura një veturë e drejtuar nga Andrea Memollari 20 vjeç.

Dy fëmijët e saj, shpëtuan mrekullisht duke minimizuar së paku tragjedinë. Autori i aksidentit, ishte arrestuar një vit më parë, për ryshfet ndaj policëve rrugorë, ndërsa u dënua me vetëm 40 orë pune nga gjyqtari Martin Deda. Nga ana tjetër Memollari, herë pas here kishte hedhur në rrjetet sociale foto dhe video që tregonin se ai ishte i prirur drejte shpejtësisë së lartë.

ma.me

Next Post

Kreu i Kuvendit, Meta: Reforma në drejtësi të bëhet me konsensus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In