• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dialogu Serbi-Kosovë…”/ Ambasadori Hill: Kritikat për “Open Balkan”, të pavlefshme. Kështu thonin dhe për Gjermaninë kur hyri në BE

by Java News
07/09/2022 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dialogu Serbi-Kosovë të mos harxhojë energji me cështje urgjente, por me cështje të rëndësishme, thotë Ambasadori Amerikan në Beograd.

Kritikat për Open Balkan, të pavlefshme. Kështu thonin dhe për Gjermaninë kur hyri në BE që është vend shumë I madh, thotë Christopher Hill për Ilva Tare

Nëse cështjet marrin zgjidhje dhe arrihet normalizimi I marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, qielli është kufiri për këto dy vende, pohoi Chris Hill në intervistën për emisionin #BalkansDebrief me Ilva Tare.

I pyetur për reagimin e qytetarëve serbë pas thirrjes së të dërguarit amerikan Escobar që Serbia dhe Kosova të jenë Europë dhe të braktisë thënien se Kosova është Serbi, Ambasadori Hill pohon se ky është një mesazh I rëndësishëm dhe uron që serbët ta degjojnë.

“Cdokush që jeton në Serbi, është I ndërgjegjshëm se sa emocionale është cështja e Kosovës për pjesën me të madhe të serbëve. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të zgjidhet. Ne duhet të punojmë se bashku me partnerët dhe mendoj së është bërë progress.”

Kur do arrihet normalizimi I marrëdhënieve mes dy vendeve?

Kryeministri I Kosovës Kurti I është qasur dialogut nga perspektiva që Serbia të pranojë shtetin e pavarur të Kosovës dhe se përqendrimi tek hapat e ndërmjetëm, deri më tani, është përdorur nga Serbia për të tërhequr këmbën zvarrë dhe kjo duhet të marrë fund. A është e gabuar kjo kërkesë, i’u drejtua Tare Ambasadorit Hill.

“Procesi I dialogut dhe BE e ka bërë të qartë që synon normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Po ashtu edhe pala amerikane kërkon njohje të ndërsjelltë. Por përpara saj ka shumë hapa që duhen ndërmarrë në dialog dhe është e rëndësishme që të ecet përpara. Për shembull, ksi do të jetë e ardhmja e komunitetit Serb në Kosovë, për energjinë, kush do të furnizojë me energji dhe me cfarë kostoje, kush do t’I mbledhë detyrimet e kështu me radhë. Është cështja e personave t humbur, shumë familje duan të gjejnë trupat e të dashurve të tyre të zhdukur.”

Vucic midis Lindjes dhe Perëndimit. Përse SHBA nuk shton presionin?

Pyetjes se a po tregohet i butë Washingtoni me Presidentin Vucic për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë sikundër kanë bërë vendet e BE-së, Ambasadori Hill shpjegon se e kaluara ka një peshë të rëndësishme në këto vende, sidomos në Serbi vetëm fjala sanksione mbart një kuptim të vështirë për shumë serbë që kanë jetuar në kohëra të vështira në 1990 nën sanksione.

Diplomati amerikan pranon se “është një nga ato cështje në diplomaci që nuk zgjidhen brenda ditës dhe kërkojnë kohë. Por po të shohësh pak më gjerë, në drejtimin që Serbia ka ndërrmarrë, po ecën drejt Perëndimit.”

Mbështja amerikane për Open Balkan dhe analogjia e Ambasadorit mes Serbisë dhe Gjermanisë kur hyri në BE

Së pari, thotë Christopher Hill është një initiativë e hapur, pra cdokush mund të marrë pjesë, përfshi edhe Kosova. Së dyti, mbështet standardet e BE-së për sa I takon shtetit ligjor dhe legjilacionit dhe duket se është e fokusuar që të arrijë rezultate, vazhdon Ambasadori amerikan në Beograd.

“Duhet t’u japim meritë për këtë. Mund të them se marrëdhënia e Serbisë me Shqipërinë është ndoshta nga më të mirat që ka qenë në histori dhe Open Balkan ka meritë për këtë. Dua shumë ta shohë dhe Kosovën të marrë pjesë dhe pse është një vendim që i takon atyre. Po ashtu edhe Bosnia. Është me shumë rëndësi që pjesëmarresit të angazhohen në bashkëpunim, në bisedime me njëri-tjetrin, në zgjidhje të problemeve përmes dialogut në mënyrë që të heqin barrierat.”

Në Ballkan dëgjon ndonjëherë kritika për përpjekjet e Serbisë për dominim të vendeve të tjera përmes Open Ballkan, shton Hill.

“E dini se kritika të ngjashme janë dëgjuar në Bashkimin Europian dekada më parë për Gjermaninë, kur thonin se Gjermania është shumë e madhe dhe ishin kundër përfshirjes së një vendi aq të madh në BE.

Ndaj, nuk jam I sigurtë se këto kritika janë të vlefshme. Mendoj se vendet duhet të ulen së bashku dhe të kuptojnë se kjo është dicka që mund të bëhet dhe njerëzit duan që të ndodhë. Dhe e mira e kësaj iniciative është se është për Ballkanin dhe e realizuar në Ballkan, pa imponimin e askujt tjetër”./m.j

Next Post
“Do të shkojnë për strehim social”/ Rama paralajmëron milionerët që ndërtojnë pallate pa leje: Do ua konfiskojmë!

"Do të shkojnë për strehim social"/ Rama paralajmëron milionerët që ndërtojnë pallate pa leje: Do ua konfiskojmë!

Comments 1

  1. Igor says:
    3 years ago

    Sa miljona ka mare ky nga Serbia ,nji pro Serb i dipllomuar.

    Reply

Leave a Reply to Igor Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

February 10, 2026
“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

February 10, 2026
Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, 14 të plagosur

Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, 14 të plagosur

February 10, 2026
Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

February 10, 2026
Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Demokracia nuk është dhuratë, por betejë

Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Demokracia nuk është dhuratë, por betejë

February 10, 2026
LIVE! Opozita zhvillon protestën kombëtare, Berisha i bashkohet protestuesve. Mbi 1300 efektivë në gatishmëri

LIVE! Opozita zhvillon protestën kombëtare, Berisha i bashkohet protestuesve. Mbi 1300 efektivë në gatishmëri

February 10, 2026
VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

February 10, 2026
Jorida Tabaku nga sheshi: Strategjia jonë do të jetë e dyfishtë…

Jorida Tabaku nga sheshi: Strategjia jonë do të jetë e dyfishtë…

February 10, 2026
VIDEOLAJM / Pa nisur ende protesta e PD, të miturit ‘armatosen’ me pllaka guri

VIDEOLAJM / Pa nisur ende protesta e PD, të miturit ‘armatosen’ me pllaka guri

February 10, 2026
180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In