• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialogu politik me BE-në, Manastirliu: Gjithëpërfshirje për Romët dhe Egjiptianët!

by Java News
12/12/2018 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri organizuan në Tiranë seminarin e katërt të Dialogut Politik për Përfshirjen e Komunitetit rom dhe Egjiptian në Shqipëri.

Mbi 100 përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve qëndrore dhe vendore si dhe partnerë ndërkombëtarë morën pjesë në këtë semiar që adreson nevojat dhe zgjidhjet konkrete për integrimin e këtyre komuniteteve, duke filluar nga strehimi, arsimimi, punësimi, kujdesi shëndetësor etj.

“Është fakt se Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në drejtim të përfshirjes së komuniteteve vulnerabël, me rritjen e aksesit në shëndetësi, arsimim dhe programet e mbrojtjes sociale”, tha Ministrja Manastirliu.

Të dhënat tregojnë se 70% e rasteve të fëmijëve të paregjistruar janë zgjidhur, dhe të tjeret janë në proces. Në vitin 2017, 13.5% me shumë  djem dhe vajza Rome and Egjiptiane kanë përfunduar të gjitha nivelet e arsimimit në krahasim me vitin 2015.

Më shumë Romë dhe Egjiptianë janë përfshirë në programet e mbrojtjes sociale, përfshirë ndihmën ekonomike gjatë vitit 2017 (1,717 familje rome dhe egjiptiane përfituan ndihmë ekonomike gjatë vitit 2017).

Numri i romëve dhe egjiptianëve që janë përfshirë në skemat e nxitjes së punësimit është rritur në 130% (854 romë dhe egjptianë janë punësuar me asistencën e zyrave të punës gjatë vitit 2017). 27 mijë Romë dhe Egjiptianë kanë përfituar shërbimin parësor shëndetësor falas.

Ministrja Manastirliu u ndal tek bonusi i bebes, politika e re sociale e Qeverisë, që ka ndikim të drejtpërdrejtë te komunitetet Rome dhe Egjiptiane, kur tha se sigurojmë një start të barabartë për çdo fëmijë që vjen në jetë, pavarësisht statusit ekonomik apo social që familja e tij ka.

“Por pavarësisht të dhënave inkurajuese, mbetet ende shumë për të bërë për punësimin dhe integrimin social-ekonomik të këtyre komuniteteve”, tha Manastirliu.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca u shpreh gjatë fjalës së tij se: “Përfshirja e komuniteti Rom dhe Egjiptian është një prej prioriteteve të axhendës së zgjerimit të Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perendimor dhe do të mbetet e tillë përgjatë gjithë procesit të zgjerimit”.

Z. Soreca garantoi gjithashtu vijimin e mbështetjes për Shqipërinë me ndihmë konkrete social-ekonomike për integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian./a.meta

Next Post
Protestohet edhe në rrethe, studentët bllokojnë rrugët dhe ftojnë gjimnazistët

Protestohet edhe në rrethe, studentët bllokojnë rrugët dhe ftojnë gjimnazistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In