• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialogu me Serbinë, Presidenti Thaçi ‘hap letrat’ me ekipin negociator

by Java News
21/01/2019 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Hashim Thaçi pritet sot t’ia dorëzojë Ekipit Negociator dokumentacionin për mbarëvajtjen e bisedimeve në Bruksel me Serbinë. Partitë opozitare shprehen skeptike se i pari i shtetit do ta bëjë transparent dokumentacionin e bisedimeve, pikërisht për shkak se përmban marrëveshje të dëmshme për vendin
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot pritet të mbajë një takim me Ekipin Negociator për Dialogun me Serbinë. Në këtë takim është thënë që presidenti Thaçi do t’ia dorëzojë delegacionit shtetëror dokumentacionet që posedon nga bisedimet paraprake me Serbinë në Bruksel pas kërkesës së negociatorëve që t’i kenë në dispozicion të gjitha dokumentet zyrtare, të cilat ndërlidhen me dialogun, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“E kam bërë të qartë se deri më tani nuk ekziston asnjë dokument i shkruar zyrtar ose draftmarrëveshje e përgatitur nga BE-ja. Kjo është e natyrshme, sepse ne jemi në fazën fillestare të negociatave për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse. Përkundër kësaj, sapo ta mbaroj pushimin, të hënën do të takojë Ekipin Negociator dhe do t’ua jap edhe në formë të shkruar informacionet e përgjithshme për periudhën e deritashme të bisedimeve. Në këtë proces historik ne do të punojmë së bashku dhe në koordinim me njëri-tjetrin”, ka thënë ditë më parë Thaçi për radion “Evropa e Lirë”.

Edhe deputeti i Koalicionit Qeverisës, Rasim Selmanaj, ka thënë për “Zërin” se ka dakordancë mes presidentit e Ekipit Negociator për dorëzimin e atyre dokumenteve. Ai shprehet se në dialogun me Serbinë të gjithë janë një. “Edhe presidenti, edhe Ekipi Negociator kanë rënë dakord për dorëzimin e dokumenteve që ekzistojnë. Bashkëpunimi dhe koordinimi do të jetë i domosdoshëm dhe unë jam i bindur në këtë sepse presidenti dhe ekipi janë një në këtë proces”, ka thënë Selmanaj./a.meta

Next Post
“Women’s March” kundër presidentit Trump

"Women’s March" kundër presidentit Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In