• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialogu me ish-opozitën, një (pa) mundësi e humbur

by Artur Ajazi
06/12/2019 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Qeveria, kryeministri, dhe shumica parlamentare, nuk po rreshtin së kërkuari dhe ftuari ish-opozitën e vjetër, të bëhet pjesë e mundësive të dhëna për të nisur bashkëpunimin institucional, për gjithçka ka nisur dhe po vazhdon rrugën e saj. Reforma në drejtësi, diskutimi dhe miratimi i Reformës Zgjedhore, si dhe mjaft ligje të tjera presin edhe mendimin e ish-opozitës së vetpërjashtuar.

Një veprim europianist dhe demokratik i kryeministrit Rama, mbetet dora e shtrirë e tij ndaj një ish-opozite, e cila ka vendosur të mbetet jashtë “mureve” të kalasë me dylbitë miopë, duke kërkuar kleçka në qilar, dhe duke refuzuar gjithmonë të jetë bashkëpunuese. E ndërsa Meta kreu aktual i shtetit, nga kalaja e Krujës i tregon qeverisë se “duhet të ketë përgjegjësi maksimale”, Lulzim Basha nga Thumana dhe periferia e Durrësit kërkon “më shumë vëmëndje të qeverisë”.

Duket si një kombinim “dysh” mes një njeriu që flet nga malet e Krujës (një hobi e tij) dhe një tjetri që bën ndonjë xhiro nga zonat e dëmtuara, dhe nuk di çfarë ka ndodhur në 26 Nëntor në Shqipëri. Duke u shmangur nga dialogu politik, përgjegjësia, dhe detyrimi qytetar që ka për shqiptarët, duket se ish-opozita e vjetër tashmë e ka vendosur fatin e saj, të rrijë jashtë në “çadër”.

Të mos bëhet pjesë e diskutimeve, orientimeve, të mos bëhet pjesë e menaxhimeve të situatës katastrofike, por të gjuajë me gurë, njëri nga malet dhe tjetri nga “çadra” e lirisë. Ajo që bie në sy, është fakti se ish-opozita e vjetër, pas 26 Nëntorit, ka braktisur rrugët dhe bulevardet, dhe është strukur në SHQUP. Prej andej ajo drejton sejmenët e saj të trembur nga katrahura, prej andej ajo “mbledh” firmat e inxhinerëve që i ka gati gjoja për “vlerësimet e dëmeve”.

Një komedi me subjekt tragjedinë e shqiptarëve po shkruhet në zyrat e SHQUP-it. Dhe si mund të presësh “dialog” me një ish-opozitë të trembur, me një ish-opozitë të shkundur nga të gjitha, me një ish-opozitë që u tregoi shqiptarëve se, nuk është në gjendje të bëjë asgjë kur atyre u bie halli.

Me një ish-opozitë që nuk pranon faktin se “sa ishte në pushtet zbrazi qindra fshatra dhe i “urbanizoi” në Tiranë dhe Durrës pa asnjë plan dhe projekt urbanistik, me një ish-opozitë e cila nuk e pranon publikisht faktin se sa ishte në pushtet, toleroi prishjen e sistemit të vaditjes në shkallë vendi duke lejuar ndërtimin e mijëra objekteve pa leje edhe mbi hidrovorë dhe shina treni, me një ish-opozitë që sa ishte në pushtet mbipopulloi në mënyrën më të paligjshme dhe kriminale ish-Kënetën e Durrësit, plazhin, Golemin, Shkëmbin e Kavajës, dhe gjithë zonat e tjera ku nuk duhej të ishte ndërtuar asgjë.

Dhe si mund të pranojë “dialog” konstruktiv një ish-opozitë e tillë, e cila ka konsumuar me shumicë shkelje ligjore, duke shpërfytyruar një prej qyteteve më të rëndësishme portuale dhe turistike, dhe duke mos denoncuar askënd. Kur ndjehesh fajtor, nuk mund të pranosh të gjykosh, sepse e ke të pamundur.

Tragjedia e 26 Nëntorit, për fatin e mirë shkundi edhe “petalet” e politikës të vjetër, asaj politike që ka 30 vjet që mbjell betonin dhe jo pemët, e asaj politike që ka 30 vjet që masakron detin, lumin, fushën, dhe jetën e shqiptarëve. Dialogu me këtë ish-opozitë është një mundësi e humbur, por që fatmirësisht mungesa e saj, sikur lehtëson më shumë hallin e atyre që sot shohin dhe ndjejnë nga afër shpresën dhe besimin, se një ditë do të bëhet më mirë.

Next Post
Manastirliu në kampin e emergjencës në Vorë: Shërbim shëndetësor pa ndërprerje

Manastirliu në kampin e emergjencës në Vorë: Shërbim shëndetësor pa ndërprerje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

“Ka treguar papjekuri”, avokati për çështjen “Hyseni”: Të hetohet në SPAK për shpërdorim detyre

September 24, 2026

Tranzicioni energjetik, 15 mijë vende të reja pune?

September 24, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Agasi mund t’ua ketë shitur informacionet e SHISH armiqve të Shqipërisë

September 24, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

September 24, 2026
Protesta masive në New York kundër Netanyahut, mbi 100 persona të arrestuar

Protesta masive në New York kundër Netanyahut, mbi 100 persona të arrestuar

September 24, 2026
EMRI / Tragjedi në Itali! Shqiptari humb jetën pas rënies në gropën e ashensorit

EMRI / Tragjedi në Itali! Shqiptari humb jetën pas rënies në gropën e ashensorit

September 24, 2026
NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

September 24, 2026
“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com