Në kuadër të dialogut me Serbinë, i dërguari i posaçëm i BE Miroslav Lajçaksi dhe zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer do të vizitojnë të hënën Kosovën.
Sipas mediave vendase mësohet se zyrtarët e lartë ndërkombëtarë do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Ata do të takojnë kryeministrin Kurti si dhe presidenten Osmani. Palmer e Lajçak u takuan të mërkurën në Bruksel.
Siç njoftoi Lajçak, në këtë takim temë diskutimi ishte pikërisht dialogu mes Kosovës e Serbisë.
g.kosovari