• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialogu Kosovë-Serbi/ Konkretizohet plani me 9 pika franko-gjerman, në fokus integrimi dhe…

by
09/11/2022 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dialogu Kosovë-Serbi mbetet ende një nyjë e madhe ende e pazgjidhur në Ballkan, e si rrjedhojë negociatat janë ende në tentativa për të zgjidhur ngërçin e arenës ndërkombëtare.

I tillë ishte propozimi franko-gjerman nga Presidenti francez Macron dhe Kancelari gjerman, Scholz në dobi të dy vendeve dhe rrugëtimit të tyre në organizmat ndërkombëtarë dhe në Bashkimin Evropian. E për një BE të unifikuar dhe të plotë, Ballkani dhe zgjidhja e konflikteve mbeten pika kyçe e ruajtjes së stabilitetit dhe ekuilibrit të fuqive. I tillë është edhe propozimi franko-gjerman i cili tashmë është konkretizuar në 9 pika, të cilat në rast se Beogradi dhe Prishtina arrijnë një konsensus të mundësojë pikërisht një hap me tej të në zgjidhjen e këtij ngërçi.

Për një kornizë të re të dialogut Kosovë-Serbi, së fundmi po konsiderohet një plan konkret për arritjen e një marrëveshje finale.  Kjo marrëveshje do të mundësojë futjen e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare me lejen e Serbisë dhe në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Beogradit në BE.

Plani franko-gjerman ndahet në 9 pika si më poshtë:

  • 1.Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën bazuar në të drejta të barabarta.
  • 2.Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e tyre reciproke për anëtarësim në BE.
  • 3.Në përputhje me MSA-në [Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit] të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.
  • Ata riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen e kufirit/kufirit që ekziston mes tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëri-tjetrit.
  • 4.Kosova dhe Serbia vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga dy palët nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as të veprojë në emër të saj.
  • 5.Kosova dhe Serbia do të promovojnë marrëdhënie paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në Evropë.
  • 6.Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të secilës palë.
  • Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Ata do të lidhin marrëveshje me synimin për të zhvilluar dhe promovuar në bazë të këtij Traktati dhe për përfitimin e tyre të ndërsjellë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit, marrëdhënieve gjyqësore, postave dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mjedisit. mbrojtjes dhe në fusha të tjera. Detajet janë rënë dakord në Protokollin Suplementar.
  • 7.Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverisë përkatëse.
  • 8.Çështjet praktike në lidhje me themelimin e Misioneve do të trajtohen veçmas.
  • 9.Kosova dhe Serbia pajtohen që ky Traktat nuk do të ndikojë në traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe të lidhura tashmë prej tyre ose që kanë të bëjnë me to.

Kujtojmë se fillimisht dritë mbi planin franko-gjerman hodhi presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Rishtazi, marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit janë ende me tensione për shkak të vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për targat brenda territorit të Kosovës. Veriu i Kosovës pati tensione, protesta, dorëheqje të kreut të listës serbe dhe deputetëve në veri madje edhe mungesë përkrahjeje nga ndërkombëtarët. I nxitur nga këto tensione, kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se nuk do tërhiqet nga ky vendim dhe çdo provokim nga ana e Serbisë bëhet me qëllim prishjen e marrëveshjeve të 2013  madje dhe tentativë për t’iu shmangur negociatave për propozimin franko-gjerman.

/e.d

Next Post
EMRAT/ Urdhërohet sekuestrimi i 75 vilave të politikanëve dhe biznesmenëve shqiptarë

EMRAT/ Urdhërohet sekuestrimi i 75 vilave të politikanëve dhe biznesmenëve shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

October 9, 2026
Kush ka frikë nga shtriga?

Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

October 9, 2026
“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

October 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 9 tetor 2026: Peshorja hyn në dy ditët më të rëndësishme të vitit, Luani favorizohet në punë, Akrepi përgatitet për një fillim të ri

October 9, 2026
“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com