• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialogu Kosovë-Serbi, Begaj dhe Van der Bellen: E vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve

by A R
27/03/2023 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konferencën e përbashkët të Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidentit Federal të Republikës së Austrisë Alexander Van der Bellen, u diskutua edhe për konfliktin Kosovë-Serbi.

Presidenti Begaj iu përgjigj pyetjeve lidhur me vizitën e Presidentit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë dhe si ndikon konflikti midis vendeve fqinje në rajon. Begaj gjithashtu u shpreh kundër një Republike Srpska në Kosovë. Ai tha se e vetmja zgjidhje për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë është dialogu.

“Është e vërtetë që dje ka pasur një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti. Për ne Kosova është e një rëndësie prioritare. Kemi diskutuar gjerësisht rreth procesit të marrëveshjes së arritur në Bashkimin Europian dhe aneksit të kësaj marrëveshjeje në Ohër. Është një dakordësim publik i përshëndetur nga ana ime sepse fqinjin, themi ne shqiptarët, nuk e zgjedhim, fqinji është aty dhe nëse kemi mosmarrëveshje me dikë, mosmarrëveshjet zgjidhen nëpërmjet dialogut. Jemi plotësisht të bindur që dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Në asnjë rast, në asnjë rrethanë si President i Republikës së Shqipërisë nuk do të pranoja që të kishte një Republikë Srpska në Kosovë dhe mesa di nuk është mëbshtetur as nga SHBA të cilët janë një partner strategjik i joni. Besoj se në kuadrin e asaj marrëveshjeje ku në kuadrin e një vetëmenaxhimi apo gjetje… me të drejtat komunitare sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës besoj do të jetë zgjidhja e duhur. Është e rëndësishme të vendoset një paqe midis Kosovës dhe Serbisë, për zgjidhje të mosmarrëveshjeve, për respektim të minoriteteve, për të punuar fort që rajoni të integrohet në BE dhe të ketë më shumë prosperitet për njerëzit që jetojnë në rajon”, tha Presidenti Begaj.

Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen foli për shpresat e vendit të tij drejt këtij formati të ri dialogu. Ai vlerësoi përparësinë që ka ky dialog për Kosovën dhe Serbinë, si dhe faktin që dy vendet janë  të ndërgjegjshme se pa marrëveshje nuk mund të jenë pjesë e BE.

“Unë vetëm e mbështes atë çfarë tha Presidenti Begaj, bisedimet negociatat në Ohër dhe si ta quaj tani, nën drejtimin e zotit Borrell ose me pjesëmarrjen e tij, mendoj që mund të ishte një gur themelor në procesin e… le mos ta quajmë pajtim, por në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Siç e dini, në fakt u bë një lloj marrëveshjeje por në mungesë të një nënshkrimi zyrtar nga pjesëmarrësit,nga  presidentët.

Megjithatë kjo patjetër që është një afrim në këtë proces që nuk duhet nënvlerësuar. Në fakt unë e kam parë nga afër sepse e kemi Presidentin Vuçiç dhe Presidentin e atëhershëm të Kosovës në Alpah në Austri që kanë bërë biseda të dy së bashku. Që atëherë ka qenë goxha përparësi që u fol direkt njëri me tjetrin edhe pse nuk pati rezultate konkrete, por palët biseduan së bashku nga afër. Dialogu midis këtyre vendeve sigurisht që është i vështirë, por të dy janë të ndërgjegjshëm që pa marrëveshje nga të dyja palët, të dyja vendet nuk do kenë të ardhme drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Van der Bellen.

/a.r

Next Post
“Mund të kishim viktima”/ Bejko: Duhet të kishin nisur hetimet ndaj Berishës për nxitje të dhunës

Transporti falas i Këlliçit, Bejko: Kush është në hall bën premtime që edhe vetë nuk i beson dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës –

October 7, 2026
5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

October 7, 2026
Frikë nga murtaja, OBSH-ja i kërkon Moskës sqarime për rastin e dytë të dyshuar -

Frikë nga murtaja, OBSH-ja i kërkon Moskës sqarime për rastin e dytë të dyshuar –

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com