• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialogu/Ekipi negociator kosovar mbërrin të martën në Bruksel

by Java News
07/01/2019 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipi negociator i Kosovës takohet të martën në Bruksel, me të ngarkuarën e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Grupi negociator i Kosovës, që kryesohet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi i tij në Kuvendin e Kosovës, në nëntor të vitit të shkuar, me gjithë kundërshtimin e partive opozitare.

Çështja e të zhdukurve është tema e vetme e konfirmuar që do të diskutohet në Bruksel, ndërsa thuhet se ky takim, i pari i këtij lloji, cilësohet më shumë si një takim konsultues sesa negociues.

Ekipi dialogues i Kosovës kundërshtohet nga partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje. Sipas tyre “ky delegacion nuk përfaqëson vullnetin e shumicës qytetare”, pasi përbëhet nga parti shumë të vogla.

Sidoqoftë, dialogu i drejtpërdrejt Kosovë-Serbi është për momentin i ngrirë, për shkak të taksës 100 për qind mbi mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.

Autoritetet e Serbisë thonë se, ato nuk marrin pjesë në dialog derisa Prishtina ta heqë taksën. Ndërsa qeveria në Prishtinë, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj “nuk e ka ndërmend ta heqë taksën, derisa Serbia të ndalë agresionin politik e diplomatik ndaj shtetit të Kosovës”.

Sidoqoftë, disa shenja më optimiste vijnë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe, nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”, ka thënë ai për “Ëashington Post”, duke kërkuar që SHBA të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për marrëveshjen paqësore finale, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyra jonë historike – që ta bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë”, shkroi në profilin e tij presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Top Channel

Next Post
Demalia: Studentët na rezultuan flakë kashte

Demalia: Studentët na rezultuan flakë kashte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com