• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Dialogu ASEAN- Kinë, zhvillim i vrullshëm i marëdhēnive të ndërsjellta”

by A R
23/11/2021 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti kinez Xi Jinping drejtoi të hënën në Pekin një samit të posaçëm në internet, të organizuar në kuadrin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve të dialogut ASEAN-Kinë.

Në fjalimin e rastit, kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje se  në tre dekadat e fundit, globalizimi ekonomik është thelluar më tej dhe situata ndërkombëtare ka përjetuar ndryshime thelbësore. Ato kanë qenë gjithashtu një
periudhë kur Kina dhe ASEAN-i kanë kapur mundësitë e epokës, duke realizuar zhvillimin e vrullshëm të marrëdhënieve të ndërsjella. Kemi ruajtur qëndrueshmërinë rajonale, duke dalë jashtë ndikimeve negative të Luftës së Ftohtë; kemi udhëhequr integrimin e ekonomisë së Azisë Lindore, duke nxitur lulëzimin të përbashkët e duke shtuar mirëqenien e mbi 2 miliard banorëve; kemi ndjekur një rrugë të ndritur nën frymën e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë. Po përparojmë drejt formimit të një komuniteti më të ngushtë me fate të përbashkëta, gjë që ka dhënë kontribut të rëndësishëm për kauzën e përparimit të njerëzimit.

Sipas tij, arritjet e bashkëpunimit dypalësh në 30 vjetët e fundit janë realizuar në saje të afërsisë gjeografike e kulturore, si edhe marrjes së vendimeve të drejta mbështetur në prirjen e kohës. Nga këto arritje, katër përvoja janë mjaft të vyera, që përkatësisht janë: së pari, respekti i ndërsjellë në bazë të normave themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare; së dyti, bashkëpunimi me leverdi të ndërsjellë dhe zhvillimi në mënyrë paqësore; së treti, ndihma e sinqertë ndaj njëri-tjetrit dhe, së katërti, zhvillimi gjithëpërfshirës me hapje rajonale.

“Kina ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë fqinje, mike dhe partnere e ASEAN-it. Kina do ta trajtojë në mënyrë të palëkundur ASEAN-in si një ndër përparësitë në politikën e vet të jashtme, do të mbështesë me këmbëngulje bashkimin e ndërtimin e komunitetit të ASEAN-it dhe do të përkrahë e vendosur pozicionin qendror të ASEAN-it në mekanizmat rajonale dhe rolin më të madh të ASEAN-it në çështjet rajonale dhe botërore. Zhvillimi i Kinës do t’i shtojë mundësitë dhe energjitë rajonit e botës,” tha në fjalimin e tij presidenti kinez Xi Jinpin.

Ai shtoi se paqja është interesi më i madh i përbashkët dhe Kina kundërshton kategorikisht hegjemonizmin dhe politikën e forcës dhe dëshiron të zhvillojë marrëdhënie miqësore afatgjata me vendet fqinje, për të ruajtur paqen e vazhdueshme rajonale. Sot deklaruam vendosjen zyrtare të Partneritetit të Gjithanshëm Strategjik Kinë-ASEAN. Ky është një gur kilometrik në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, që do t’i japë hov të ri paqes, qëndrueshmërisë, zhvillimit e lulëzimit të rajonit dhe të botës”, deklaroi kreu i shtetit i Kinës.

Next Post
“Zjarri në autobus nisi në pjesën e përparme”, dëshmitari: Pamje e frikshme, është shkrirë llamarina

Aksidentet/ A janë të rastësishme vdekjet e shqiptarëve në Kroaci, Tetovë e Bullgari?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In