• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialog mes PS dhe opozitës? Alibeaj: “Venecia” e kuptoi ku ishte problemi…

by A R
03/12/2020 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, në studion e ABC foli për qëndrimet e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet Kushtetuese.

Alibeaj u shpreh se kryeministri Edi Rama, u përpoq në mënyra të ndryshme të ndërhynte në ligjin zgjedhor.

“Në aspektin politik besoj që nuk është favorizues për qytetarët shqiptarë.

Kryefjala ka qenë çështja e Reformës Zgjedhore dhe u pa qartë që Rama i vendosi bateritë e veta tek mënyra se mund të bënte një truk, pra ka goditur alfën e qetësisë ende pa filluar procesi.

Politikisht lexohet si një tradhti ndaj shqiptareve, pasi reforma zgjedhore duhet të garantojë paqe politike, një klimë besimi.

Venecia ka thënë që nuk mund të bëhen ndryshime në këtë kohë të shkurtër sepse këto që u bënë janë jashtë afateve normale sepse është ende e fortë ideja që Rama i cili i mori në mënyrë të njëanshme, mund të bëjë edhe ndryshime të tjera në ligjin zgjedhor.

Është konstatuar që këto ndryshime kanë probleme dhe Venecia është shprehur se të gjitha këto problematike duhet të zgjidhen me një dialog transparent”, u shpreh Alibeaj.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi , ai theksoi se Venecia e ka kuptuar arsyen që e shtyu kryeministrin të ndërmerrte ndryshimet në Kushtetuese, këtu qëndron edhe zemra e problemit.

“Prej katër vitesh po qeverisemi nga një njeri që nuk ka marrë shumicën e votave. Sot duke parë trajektoren e qeverisjes, në një situatë ku ndodhemi sot, për shkak të pandemisë dhe krizës së ekonomisë, besoj që kuota elektorale të saj qeveria janë në rënie. Sinjalet më të forta t’i jep vetë qeveria”, u shpreh Alibeaj.

Gjithashtu ai u shpreh se në këtë situatë të krijuar, sipas tij do të duhet që të ketë një dialog konstruktiv dhe transparent mes opozitës dhe mazhorancës.

Dialog konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës?

Alibeaj: Për të bërë dialog duhet të konsiderohen dy palë. Koalicioni i opozitës së bashkuar është një koalicion i shoqërisë shqiptare ndaj regjimit të instaluar. Do të duhet që të ketë një dialog konstruktiv dhe transparent. Ne do të mbajmë të njëjtën qasje, ne jemi për dialog dhe për të sqaruar edhe problemet që ka konstatuar “Venecia”.

Si e keni menduar t’i fusni në shinat e së drejtës dhe të funksionojnë siç duhet?

Alibeaj: Kemi qartësuar se ajo që na përket është tek institucionet që duhet të administrojnë procesin zgjedhor. Fryma jonë mbartet tek përfaqësuesit tanë. Ne kemi kërkuar votimin biometrik, përfaqësuesit tanë shtyjnë të gjitha defektet që ka ligji i Ramës për zgjedhjet. Fryma jonë është t’i bëjmë shqiptarët të votojnë të lirë, vota të numërohet në mënyrë transparentë”, u shpreh më tej ai.

/a.r

Next Post

Për ata që thonë se qeveria e Edi Ramës e ka inat Shkodrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In