• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialog me Dritëroin në përcjelljen e Sadijes

by Namik Dokle
28/02/2019 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namik Dokle

Dje u përcoll për në banesën e fundit Sadije Agolli, e rrethuar me nderim nga të afërmit e saj më të shtrenjtë, por edhe nga shumë miq të familjes, intelektualë dhe politikanë. Ajo do të prehet pranë bashkëshortit të saj, Dritëroit të shquar në varrezat e Tufinës. Në ceremoninë mortore fjalën e rastit e mbajti ish-kryetari i Kuvendit, një nga miqtë e hershëm të Dritëroit, shkrimtari Namik Dokle, fjalën e të cilit po e botojmë të plotë në vijim.

Dritëro i dashur!

Erdhëm përsëri pranë teje. Por kësaj radhe me një dhimbje dhe trishtim të dyfishtë: të kemi sjellë Sadijen tënde të dashur, Sadijen tonë të shtrenjtë.

“Të dua si jetën time, – i pate shkruar pesë vjet më parë, – madje edhe më shumë; unë dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti të jetosh. Unë edhe i vdekur, do të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde, megjithëse kjo buzëqeshje, brenda errësirës së varrit nuk duket, por unë do të bëj të pamundurën, qoftë dhe anën e një fluture, që do të dalë nga kockat e mia”.

Por ah!… Flutura jote, i dashur Dritëro,nuk e duroi dot dimrin e ftohtë, nuk mundi të fluturojë larg pa ty, e humbi udhën në terrin e acartë të vdekjes dhe ti, bashkime të ndjeve cegmë dhe trishtim, ndaj e thirre Sadijen dhe ajo erdhi pranë teje…

E thirre shpejt, Dritëro! Por ne nuk zemërohemi me ty. Ne kurrë nuk mund të zemërohemi me ty, sepse ti e deshe Sadijen si rrallëkush tjetër, në botën e këtejme dhe të përtejme…

“Prej teje asgjë s’më ka ndarë.

Kam bredhur dete dhe vende

Dhe çfarë s’kam parë!

Në dhoma hotelesh në botë

Jastëkët më sillnin veç erën tënde…

Në rrugë qytetesh me miliona shkëndija

Shikojadhe thosha me vete:

Sadija…”

Ajo ishte dhe simbol. Ajo ngaherë ka qenë bukuria drejt së cilës vrapoje ti; burri, bashkëshorti, poeti… Vrapoje drejtë së bukurës, lozonjares, tokësores Grua!

Poezia vjen nga gurgullimat e ujërave të tokës dhe të qeshurat e njerëzve,nga përskuqja e qiejve dhe hambarët e vjeshtës, nga cikma dimrit dhe nga ngricat e ndarjeve, nga isua e këngëve dhe nga hareja e dasmave. Dhe në çdo fjalë e në çdo shkronjë, fshihet dhe shfaqet mes vargjeve ajo, e dashura, gruaja, nëna e fëmijëve. Kjo grua ishte me ty si një pjergull e përqafuar me një lis; ishit të fortë e të brishtë, për pesëdhjetë vjet, për një përjetësi galaktikash!

Ashtu siç shkrove ti, i dashur Dritëro, Sadija ishte një grua e bekuar…

E bekuar në vatrën familjare ku lindi dhe u rrit, e bekuar nga dashuria jote, e bekuar me fëmijët tuaj të mirë, e bekuar me përkëdhelitë gjyshnore për fëmijët e fëmijve, e bekuar nga poezia jote e mrekullueshme.

Ju i dhatë njëri-tjetrit jetë, shqetësime dhe gëzime, vuajtje dhe dashuri, përpjekje, rëndime dhe lehtësime, psherëtima dhe lotë, por edhe të qeshura me shpirt, me zë të lartë e të çlirët, ndarje dhe afrime njësh, i dhatë njëri-tjetrit çdo gjë. “Unë pata privilegjin, – thoshte Sadija, – që u rrita qysh në moshën 22-vjeçare me Dritëroin, që u maturova, u poqa, u mplaka së bashku me Atë. Pata fatin e madhqë atij ia pasurova muzën përtë shkruar aq shumë për dashurinë…”

Pa Sadijen, Dritëroi do të ndjehej i paplotësuar, i vetmuar, i dëshpëruar. ..

“Kam qenë shumë i dëshpëruar dhe kam patur shumë nevojë për ty. Krejt i vetmuar kam qenë”, i shkroi ai në një letër. I dridhej shpirti për të, i gërricte mushkëritë çdo teshtimë a kollitje e saj… “Merak të madh kam patur: u shërua kjo e bekuara apo jo?”

Që në ditët e para të dashurisë, ai shkroi: “E dashur, ky udhëtim do të jetë shumë i gjatë… Po ty gjithnjë do të kem me vete…” Profecia dhe dashuria u bënë një. Sadija ishte bashkudhëtare e palodhur dhe bashkëbiseduesja e përkushtuar e Dritëroit. Dhe nuk ishte bashkëbiseduese vetëm si e dashura dhe gruaja e shkrimtarit, por edhe një njohëse e mirë e letërsisë së madhe, si lexuese me shije, që hera-herës na shfaqej edhe me libra të ndaluar në duar dhe ca më shumë si nxitëse për krijimtari, si lexuesja dhe kritikja e parë. Njëherësh ajo ishte e dashuruara e përjetshme, pasiononte në një ndjenjë që u ka dhënë përjetimeve të saj të gjitha ngjyrat e shpërthimeve emocionale.

Ne adhurojmë Dritëroin, por do të mbetemi përjetësisht mirënjohës për Sadijen, sepse pa të nuk do të ishte e plotë  gjithçka që Dritëroi na la…

“Në çast më pushton një ndjenjë

Fajësie dhe malli,

Para saj i vetëm, para saj i pagjumë,

Dhe mbulohet me rrudha të dendura balli

Dhe them me vete: grua e dashur,

Të kam lodhur shumë…”

Por Sadija kurrë nuk u lodh! Ajo i kushtoi jetën Dritëroit dhe ai kushtoi poezinë. Ishin një simbiozë e mrekullueshme, e papërsëritshme, frymëzuese. Në sajen tënde, e dashur Sadije, Dritëtroi merrte frymë, hante bukë në sofër, nuk i thahej nga bryma lulja e krijimit poetik; në sajen tënde ngjiste rrëpirat e jetës, i shëroheshin të gërvishturat dhe plagët, ti kurrë nuk lejove që dëshpërimi i thellë t’i hynte ndër deje e t’i helmonte gjakun.

Eka thënë aq bukur edhe vetë”

Pa ty do të vdisja në zall nga etja…

Dhe të deshi gjithnjë, ashtu si ditën e parë dhe të fundit!

“Akoma truri s’më ka zënë,

Në rrudhat myshk e ndryshk,

Shoh nga dritarja kur ka hënë,

I them Sadijes: mos u vyshk!

Sadija s’vyshket asnjëherë,

As sot, as nesër dhe pastaj,

Unë i heshtur pres në derë,

Përgjunjur para saj…”

Na lejo edhe ne, i dashur Dritëro, përgjunjemi përpara kësaj gruaje të madhe, përpara simbolit bashkëshortor, përpara kësaj nëne të mrekullueshme, gjysheje të dhembshur, bashkudhëtareje të paepur në rrugët e trazuara të poetit. Me siguri, ti tani i pëshpërit Sadijes së dashur:

“Kam ikur shpesh në rrugë të gjata,

në fusha e shpate,

Të kam lënë fëmijë e shqetësime

Mbi shpinë,

Të kam lënë pazarin, radhën e netët fillikate,

Të kam lënë mbi shpatulla gjithë shtëpinë.

Fli e vuajtura ime!”

Të qoftë dheu i lehtë, Sadije!

Next Post
Shembet miniera e arit, dhjetëra persona të “varrosur” nën rrënoja në Indonezi

Shembet miniera e arit, dhjetëra persona të "varrosur" nën rrënoja në Indonezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

March 7, 2026
7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

March 7, 2026
I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

March 7, 2026
Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

March 7, 2026
Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In