• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialog – Besim – Shpresë

by Ilir Beqaj
17/12/2018 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj

Në javën që sapo kaluam (java e 50 e vitit 2018) vëmendja dhe interesi publik u përqëndrua në mënyrë të plotë, në gjerësi dhe në thellësi, në protestën e studentëve të universiteteve publike.

Në vlerësimin tim, thelbi i nevojës për të protestuar, vjen nga nevoja e studentëve për t’u ndjerë pjesë aktive e shoqërisë sot dhe nga shpresa (në fakt mungesa e saj) të të ardhmen e tyre.

Nëse tek nevoja e studentëve për t’u ndjerë pjesë e shoqërisë  thelbi i kontraditës për mua duhet kërkuar tek perceptimi  që mesa duket ka pjesa dërmuese e trupës akademike që i sheh studentët e universiteteve publike si klientë të një tregu monopolist,  tek shpresa mendoj se dy janë komponentët kryesore që shqetësojnë studentët : a po zhvillohet vendi, a po pasurohen shpiptarët dhe si po shpërndahet pasuria që po krijohet në vend, a ka drejtësi në rishpërndarjen e pasurisë.

Në javën që sapo kaluan pati publikime të disa të dhënave të rëndësishme të cilat besoj se ndihmojnë këdo, edhe pse në mënyrë jo shterruese, për të dhënë përgjigje për pyetjet që shtrova më lart.

Java që sapo kaluam është njëherazi edhe java 274 qyshse Edi Rama është kryeministër. Prandaj në analizën që jam përpjekur të bëj mbi të dhënat e publikuara, jam fokusuar në seritë kohore 2014 – 2018.

Të martën, 11 dhjetor, Banka e Shqipërisë publikoi të dhënat e Bilancit të Pagesave për tremujorin e tretë 2018. Për rrjedhojë është e mundur të bëhet një vlerërsim për gjendjen e 9 muajve të parë 2018 dhe të analizohet seria kohore 2014 – 2018.  Një komponente shumë e rëndësishme e Bilancit të Pagesave është Llogaria Korrente.

Të ardhurat nga vizitorët e huaj

Në 9 muajt  e parë 2018, balanca negative e Llogarisë Korrente zbret për herë të parë nën 500 milionë euro. Pra, edhe forcimi nw vijimwsi i lekut kundrejt euros nuk wshtw dicka e papritur dhe e pashpjegueshme.

 

Në përmirësimin e gjendjes së Llogarisë Korrente kanë kontribuar përmirësimi i bilancit eksport/import qoftë në këmbimin  e mallrave, qoftë në  ofrimin e shërbimeve.

Shërbimi kryesor që ofron Shqipëria është pritja e vizitorëve të huaj.

Në 9 mujorin 2018 të ardhurat nga vizitorët e huaj vlerësohen rreth 1,470 milionë euro. Janë rritur me 12 % apo janë shtuar me 158 milionë euro, krahasuar me 9 mujorin 2017.

Në 5 vite të ardhurat nga vizitorët e huaj janë rritur me rreth 55 %.

Shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë vendit

Analiza e shërbimeve të udhëtimit nxjerr në pah edhe një të dhënë tjetër. Pavarësisht se për bilancin e pagesave nuk është e mirë që shqiptarët të shpenzojnë për udhëtime para jashtë vendit të tyre, rritja e shpenzimeve që shqiptarët bëjnë për të udhëtuar jashtë vendit të tyre është dëshmi e shëndetit financiar të familjeve shqiptare.

Në 9 mujorin 2018, shqiptarët shpenzuan 1,110 milionë euro ( për herë të parë kalohet kufiri 1 miliard euro) për të udhëtime jashtë vendit. Janë rritur me 14 % apo janë shtuar me 136 milionë euro, krahasuar me 9 mujorin 2017.

Në 5 vite shpenzimet për udhëtime jashtë vendit janë rritur me rreth 20 %.

Investimet e Huaja Direkte

Flitet e debatohet shumë për Investimet e Huaja Direkte. Për nevojën e tyre, për përfitimet prej tyre, etj, etj. Për klimën favorizuese, apo për pengesat që u krijohen investitorëve të huaj. Në 9 muajt e parë të 2018, IHD arritën në 758 milionë euro. Niveli më i lartë në 5 vitet e fundit. Rritur me rreth 11,8 % apo shtuar me 80 milionë euro krahasuar me 9 muorin e parë 2017.

Të martën, 12 dhjetor, Instituti i Statistikave publikoi të dhënat e Anketës së Forcave të punës për tremujorin e tretë 2018.

Punësimi

Në tremujorin e tretë 2018, të punësuarit në Shqipëri janë 1,232,666 vetë. Rreth 262 mijë vetë më shumë se në tremujorin e parë të vitit 2014. Ilustrimi grafik dëshmon se prirja rritëse është konstante në 5 vite.

Papunësia

Në tremujorin e tretë 2018, norma e papunësisë është 12,2 %. Niveli më i ulët në 5 vitet e fundit. Siç ilustrohet grafikisht përveç vitit 2015, çdo vit ka patur ulje të vijueshme të normës së papunësisë.

Të mërkurën, 13 dhjetor, Instituti i Statistikave, publikoi të dhënat e Tregëtisë me Pakicë për tre mujorin e tretë të vitit 2018.

Siç ilustrohet edhe grafikisht, në seicilin nga 3 tremujorët  parë të viti, volumi i tregëtisë me pakicë, ka një ritëm konstant rritjeje.

Të mërkurën , 13 dhjetor, Instituti i Statistikave dhe Instituti i Shëndetit Publik publikuan Anketën Demografike dhe Shëndetësore të Shqipërisë 2017 – 2018. Publikmi është voluminoz, do të kohë për të lexuar, analizuar e interpretuar , por më tërhoqi vëmendjen raportimi për Koeicientin GINI.

Koefiçienti GINI

Ky koefiçient, që lëviz në intervalin nga 0 në 1, përpiqet të tregojë nivelin e pabarazisë në shpërndarjen e pasurisë sw një vendi midis personave të jetojnë në atë vend dhe kontribojnë në krijimin e pasurisë. Nëse në një vend të caktuar pasuria është e shpërndarë në mënyrë të barabartë midis çdo personi, koefiçienti duhet të jetë 0. Nëse në një vend të caktuar e gjithë pasuria është përqëndruar në duart e një njeriu të vetëm, koefiçienti duhet të jetë 1. Të dy janë situata teorike, nuk mund të ndodhin në realitet. Por, kuptohet se sa më afër zeros të jetë koefiçienti aq më proporcionale është shpërndarja e pasurisë në një vend, ndërsa sa më afër njëshit të jetë koefiçienti aq më shproporcionale është shpërndarja e pasurisë në atë vend.

Sipas anketës së publikuar ditën e mërkurë, nw periudhën e anketimit, koeficienti GINI në Shqipëri në vitin 2018 është 0,11 (faqe 10 e raportit të publikuar). Në vitin 2008 (athere është bërë anketa e ngjajshme e mëparshme) ka qënë 0,26. Ndryshimi është mbresëlënës. Sipas autorëve kjo mund të ketë ndodhur si kombinim i dy faktorëve: rishpërndarje më e mirë e pasurisë së krijuar dhe/apo rritje më e shpejtë e pasurisë së zotëruar nga shtersat më të varfëra.

Përmbledhtazi, në të njëjtën javë kur perceptohet se po ndodh një nga protestat më të veçanta të ndodhuara në vend, bëhen publike të dhëna që tregojnë se :

  • Punësimi po rritet
  • Papunësia po ulet
  • Invetimet e Huaja Direkte po rriten
  • Të ardhurat nga vizitorët e huaj po rriten
  • Volumi i Tregëtisë me Pakicë po rritet
  • Shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë vendit po rriten
  • Pabarazia në shpërndarjen e pasurisë është reduktuar ndjeshëm

Studentët, si protagonistët kryesorë të protestës, mund të mos kenë ndonjë interes për këto të dhëna. Mund të dyshojnë në vërtetësinë e tyre. Edhe familjeve të studentëve, këto të dhena mund të mos u thonë ndonjë gjë të veçantë.

Megjithatë, mendoj se është detyrë e komponentëve të caktuar të shoqërisë që këto të dhëna t’i ndajnë me publikun, duke ngjallur diskutime, oponenca, këndvështrime, opinion, kundërshti.

Por, gjithsesi duhet t’i komunikojnë, duhet të dialogojnë.

Nga Dialogu ngjizet Besimi. Dhe Besimi ngjall Shpresën.

a.ç

Next Post
”Të enjten votojmë shfarosjen e basteve dhe të lojërave të fatit”

Balla: Jo pre e opozitës, studentët të pranojnë dialogun dhe të shkojmë përtej 8 pikave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

February 3, 2026
“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

February 3, 2026
Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

February 3, 2026
E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

February 3, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

Duke pritur ngujimin

February 3, 2026
Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

February 3, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

February 3, 2026
Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën po aq “lehtë” sa Tahiri, meqë u duket “pazar”

Rrethimi i Sali Berishës nga opozitarët

February 3, 2026
Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

February 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Cila është “lista e dëshirave” e PD për reformën territoriale?

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In