• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Diaboliku” Lul dhe “naivja” Monikë, seria e re e spy story-t brenda opozitës

by Ylli Pata
16/09/2022 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Urrejtja me të cilën, Sali Berisha dhe Ilir Meta, si dhe grupi i mbështetësve të tyre, po e mbushin hapësirën mediatike ndaj Lulzim Bashës, është një tregues mjaft i rëndësishëm.

Mllefi që lëshohet pa fre ndaj njeriut që ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i tij, është dëshmi i peshës politike që ka marrë ish-kryetari i PD-së pas vendimit të 9 shtatorit 2021.

Lulzim Basha sot nuk është kryetar i PD-së, ai nuk ka asnjë rol direkt apo zyrtar, madje dhe nuk duket fare në publik, megjithatë, sulmi që po i bëhet këto ditë, tregon se për Sali Berishën, Basha është një person i rrezikshëm.

Pasi më vendimin e një viti më parë, ai hapi zyrtarisht për të mos u mbyllur më tanimë “çështjen Sali Berisha” brenda opozitës shqiptare, brenda së djathtës, e natyrisht brenda Partisë Demokratike.

Deri tani kjo çështje diskutohej nga shoqëria, media, mazhoranca e natyrisht qendat më të rëndësishme ndërkombëtare si SHBA, Britania e Madhe apo Bashkimi Europian.

Realisht, Sali Berisha, po tenton të luajë çështjen e parave të rusëve, si një mekanizëm për të ndaluar njerëzit e Lulzim Bashës, apo më mirë ata që Lulzim Basha trimëroi që të mos shkojnë prapa Sali Berishës, për t’ju afruar selisë së PD-së, strukturave të saj, e natyrisht zhvillimeve politike, siç janë kandidimi apo karriera politike brenda opozitës.

Gjithsesi, kjo pritej që të ndodhte e do të zhvillohet ky ballafaqim, pas një situate surreale, ku brenda një shtëpie siç është selia e PD-së, po shtiren të dy palët se do të ketë bashkim apo baashkëjetesë. Në mos tani, apo kur të vijnë zgjedhjet sa më të afërta, do të ketë zhvillime, e varet si do të orientohen ato, duke u ndikuar natyrisht edhe prej sinjaleve politike brenda dhe jashtë vendit.

Por përveç kësaj, qëndrimi i Monika Kryemadhit mbrëmë në lidhje me diegien e mandateve, është një tjetër element i luftës brenda opozitës.

Sipas ish-kreut të LSI-së, djegia e mandateve e bojkoti i zgjedhjeve ka qenë një skenar rus, i ushqyer nga Moska, që sipas saj mbante lidhje vetëm me Lulin.

E ky i fundit, në shkurtin e vitit 2019, i ka bërë “magji të zezë” Monikës, për të pranuar djegien e mandateve. Nuk e tha në fakt, se cila ka qenë formula me të cilën “diaboliku” Lul ka hipnotizuar “naiven” Monikë.

E cila, edhe pse kishte kundërshtim nga brenda grupit të saj, pranoi të djegë të gjitha mandatet siç i tha Luli.

Por duket se ky hipnotizim ka zgjatur shumë, të paktën deri në qershor-pra 4 muaj, ku mund të ndërronin mendje e të merrnin gjërat në dorë.

Ligjërisht, në Kuvend u ulën të gjithë deputetët e PD-së dhe LSI-së që ishin në listat rezervë, të cilat si Lulzim Basha, ashtu dhe Monika Kryemadhi i kishin dorëzuar në KQZ. Por i quajtën tradhëtarë, edhe pse sot një pjesë e konsiderueshme e tyre janë aleatë të Berishës dhe Metës.

E nga inati e mllefi, ju futën protestave të egra, ku tentuan edhe të hynin në selinë e kryeministrisë. Por asnjëherë, as Monika, as Berisha, nuk menduan se janë rusët prapa. Edhe pse ata, pra Moska, ua bëntë të ditura ditë për ditë, pasi i vetmi televizion ndërkombëtar që transmetonte live skenat përpara kryeministrisë ishte RT, televizioni në gjuhën angleze që financohet nga Kremlini.

Ndërkaq, Ilir Meta, i cili vijon me qëndrimin se ka qenë kundër djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, mund ta kishte ndryshuar situatën menjëherë.

Përshembull me dy veprime: Me një deklaratë publike ku t’i bënte thirrje opozitës të kthehej në institucione, e më pas të mos e kishte firmosur dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Në atë rast, nësë nuk dëgjonte Lulzim Basha të kthehej mbrapsht, thjesht do të kishte probleme brenda PD-së se do t’i dilnin të gjithë kundër, ndërsa Monikën padyshim që do ta kishte më të lehtë ta bindte.

Natyrisht është edhe një mënyrë e tretë, ku Presidenti i atëhershëm, thjesht me një kafe me doktorin, të dilnin përpara mediave e të thonin se diegia e mandateve dhe tentimi i bllokimit të sistemit, nëprmjet mosmarrjes pjesë në zgjedhje, është skenar rus, siç po thonë edhe sot xhanëm.

Se realisht ishte dhe është në interes të Rusisë destabilizimi dhe mosfunksionimi i shteteve anëtarë të NATO-s. Pasi siç e thotë Putin shpesh dhe propaganda e tij: “Perëndimi si vlerë politike është një mashtrim”.  Tezë që e përdorin të gjithë mitomanët e teorive konspirative apo ekstremistët në çdo lloji, të cilët siç po del sot janë financuar nga Moska për tu organizuar si qëndrim politik dhe mediatik.

Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë pasur të gjitha mënyrat për të ndikuar që mediat pranë tyre të mos i quanin “terroristë” iranianët e Manzës, duke mos hapur probleme me një grup njerëzish të shkuar në moshë që thjesht duan të ndryshojnë pushtetin në vendin e tyre.

Ilir Meta dhe Sali Berisha, mund të mos binin në “grackën ruse” -siç tha Kryemadhi mbrëmë, duke mos nisur, frymëzuar dhe mbështetur një “kryqëzatë” mediatike ndaj SHBA, zyrtarëve të saj dhe ambasadorëve në Shqipëri, të cilëve nuk i kanë lënë gjë pa thënë me libër shpie. Mjafton të hapësh rrjetet zyrtare të ambasadës së SHBA, ku gjen pasuesit e Berishës dhe Metës që çfarë nuk thonë për SHBA dhe ambasadoren aktuale dhe paraardhësit e saj.

Por për të gjitha, e paska fajin ai “tavarish” Luli, që ju ka paralizuar trurin, e bindur të mendojnë e veprojnë siç donte ai me Ladin e Moskës.

Po e gjitha kjo fabul fantazmagorike, s’mund të lihet kaq thatë. E do një “Tablo Sinoptike për veprimtarinë agjenturore”

Next Post
Paratë false shiten lehtësisht në rrjetet sociale

Financimet ruse/ Eksperti i kriminalistikës: 'Kutia e Pandorës' është hapur, “lufta e ftohtë” ka filluar. Amerika, e vendosur...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

June 15, 2026
Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

June 15, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Pse shtresa të pa kthjelluara shoqërore po nxisin paqëndrueshmëri?

June 15, 2026
Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

June 15, 2026
“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

June 15, 2026
“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

June 15, 2026
“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

June 15, 2026
Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

June 15, 2026
Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

June 15, 2026
GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In