• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dhurimi” i Vollgës/ Nën hetim edhe kancelarja me kryesekretaren e Gjykatës së Durrësit

by Java News
23/04/2016 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Perveç  tre gjyqtareve prokuroria e Durrësit ka vënë nën hetim per “shpërdorim detyre”  edhe kryesekretaren dhe dhe kancelaren e kesaj gjykate Ardiana Kanina dhe Ardena Veli , pasi dyshohet se kane  kryer veprime në kundërshtim me ligjin  në lidhje e pronësinë e ish hotel Vollgës  në  dëm të shtetasit Zanmir Hasa .

Ato akuzohen se  i kanë vendosur vendimit të datës 18, shkurt te vitit 2013 të gjykatës Durres që i kishte hequr pronësinë vulë të një vendimi të formës së prere, veprim ky  që i ka hapur rrugë rregjistrimit në hipotekë të pronës. Ndërkohë që ndaj këtij vendimi ishte bërë ankim dhe pas Apelit çështja ishte ende ne gjykim ne Gjykatën e Lartë. Sipas akuzës  vënia e vulës sikur vendimi ka marrë formë të prerë ka bërë që vendimi të bëhej i zbatueshëm nga ZVRPP Durrës duke krijuar në vazhdim pasojat lidhur me disponimin e pasurisë  për çështjen që ishte në gjykim .

Pikërisht  kryerja e këtyre veprimeve nga  Adriana Kanina në cilësinë e Kryesekretares së Gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës dhe Ardena Veli në cilësinë e Kancelares së Gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës është në shkelje të hapur të ligjit procedural civil ku parashikohet se kur vendimi merr formë të prerë. Organi i akuzës thote se këto veprime të kundraligjshme, kanë krijuar pasoja të rënda në dëm të interesave të shtetasit i cili është zhveshur nga pronësia mbi pasurinë dhe si të tilla çmohet se këto shtetase kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Prokuroria e Durrësit nis hetimin për dy punonjëse të Gjykatës së Durrësit, kancelaren e kryesekrertaren e gjykatës.

Sipas prokurorisë  Kryesekretarja e Gjykatës Durrës, Adriana Kanina dhe Ardena Veli, kancelare e Gjykatës Durrës akuzohen se kanë kryer veprime të kundraligjshme sa i takon tjetërsimit të truallit dhe godinës së ish- Vollgës. Oranews

Çfarë pretendon prokuroria?

“Vendimi me nr. 449, datë 18.02.2013 është konsideruar se ka marrë formë të prerë sipas vulës së vendosur nga administrata konkretisht nga Kryesekratarja shtetasja Adriana Kanina dhe kancelarja Ardena Veli me datë 18.03.2013, ndërkohë qe rezulton se ndaj ketij vendimi është bërë ankim nga shtetasi Zanmir Hasa më datë 08.03.2013 dhe njoftimi i fundit per palen e paditur ZVRPP Durres është bërë më datë 19.03.2013.

Ankimi i shtetasit Zanmir Hasës është kundërshtuar nga shoqëria Saudit Brothers Commercial Company më datë 25.03.2013 dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr 09, datë 28.03.2013 ka vendosur mospranimin e ankimit të ankuesit Zanmir Hasa. Ky vendim është ankimuar dhe Gjykata e Apelit me vendimin nr.3, datë 16.01.2015 ka vendosur ndryshimin e vendimit nr. 09, datë 28.03.2013 duke rrëzuar kërkesën e kërkuesit Saudit Brothers Commercial Company. Ndaj këtij vendimi është paraqitur recurs nga sh.p.k. Saudit Brothers Commercial Company, më datë 26.01.2015 dhe në pritje të kësaj vendimarrje dosja e vendimit nr. 449, datë 18.02.2013 nuk është dërguar në Gjykatën e Apelit për t’u shqyrtuar ankimi ndaj këtij vendimi nga shtetasi Zanmir Hasa.

Në këtë kontekst vendimi gjyqësor me numër 449, datë 18.02.2013, nuk ka marrë ende forme të prerë dhe për këtë arsye nuk mund të zbatohej, ndërsa ka ndodhur e kundërta pasi vënia e vulës sikur vendimi ka marrë formë të prerë ka bërë që vendimi të bëhej i zbatueshëm nga ZVRPP Durrës duke krijuar në vazhdim pasojat lidhur me disponimin e pasurisë së përshkruar sa më sipër.

 Pikërisht kryerja e këtyre veprimeve nga ana e shtetasve Adriana Kanina – në cilësinë e Kryesekretares së Gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës dhe Ardena Veli në cilësinë e Kancelares së Gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës është në shkelje të hapur të ligjit procedural civil ku parashikohet se kur vendimi merr formë të prerë. Këto veprime të kundraligjshme, kanë krijuar pasoja të rënda në dëm të interesave të shtetasit i cili është zhveshur nga pronësia mbi pasurinë dhe si të tilla çmohet se këto shtetase kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Next Post

Nuk i lani dhëmbët?! Ja se çfarë "jeton" në gojën tuaj nëse nuk e bëni (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com