Perveç tre gjyqtareve prokuroria e Durrësit ka vënë nën hetim per “shpërdorim detyre” edhe kryesekretaren dhe dhe kancelaren e kesaj gjykate Ardiana Kanina dhe Ardena Veli , pasi dyshohet se kane kryer veprime në kundërshtim me ligjin në lidhje e pronësinë e ish hotel Vollgës në dëm të shtetasit Zanmir Hasa .
Ato akuzohen se i kanë vendosur vendimit të datës 18, shkurt te vitit 2013 të gjykatës Durres që i kishte hequr pronësinë vulë të një vendimi të formës së prere, veprim ky që i ka hapur rrugë rregjistrimit në hipotekë të pronës. Ndërkohë që ndaj këtij vendimi ishte bërë ankim dhe pas Apelit çështja ishte ende ne gjykim ne Gjykatën e Lartë. Sipas akuzës vënia e vulës sikur vendimi ka marrë formë të prerë ka bërë që vendimi të bëhej i zbatueshëm nga ZVRPP Durrës duke krijuar në vazhdim pasojat lidhur me disponimin e pasurisë për çështjen që ishte në gjykim .
Pikërisht kryerja e këtyre veprimeve nga Adriana Kanina në cilësinë e Kryesekretares së Gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës dhe Ardena Veli në cilësinë e Kancelares së Gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës është në shkelje të hapur të ligjit procedural civil ku parashikohet se kur vendimi merr formë të prerë. Organi i akuzës thote se këto veprime të kundraligjshme, kanë krijuar pasoja të rënda në dëm të interesave të shtetasit i cili është zhveshur nga pronësia mbi pasurinë dhe si të tilla çmohet se këto shtetase kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”
Prokuroria e Durrësit nis hetimin për dy punonjëse të Gjykatës së Durrësit, kancelaren e kryesekrertaren e gjykatës.
Sipas prokurorisë Kryesekretarja e Gjykatës Durrës, Adriana Kanina dhe Ardena Veli, kancelare e Gjykatës Durrës akuzohen se kanë kryer veprime të kundraligjshme sa i takon tjetërsimit të truallit dhe godinës së ish- Vollgës. Oranews
Çfarë pretendon prokuroria?
“Vendimi me nr. 449, datë 18.02.2013 është konsideruar se ka marrë formë të prerë sipas vulës së vendosur nga administrata konkretisht nga Kryesekratarja shtetasja Adriana Kanina dhe kancelarja Ardena Veli me datë 18.03.2013, ndërkohë qe rezulton se ndaj ketij vendimi është bërë ankim nga shtetasi Zanmir Hasa më datë 08.03.2013 dhe njoftimi i fundit per palen e paditur ZVRPP Durres është bërë më datë 19.03.2013.
Ankimi i shtetasit Zanmir Hasës është kundërshtuar nga shoqëria Saudit Brothers Commercial Company më datë 25.03.2013 dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr 09, datë 28.03.2013 ka vendosur mospranimin e ankimit të ankuesit Zanmir Hasa. Ky vendim është ankimuar dhe Gjykata e Apelit me vendimin nr.3, datë 16.01.2015 ka vendosur ndryshimin e vendimit nr. 09, datë 28.03.2013 duke rrëzuar kërkesën e kërkuesit Saudit Brothers Commercial Company. Ndaj këtij vendimi është paraqitur recurs nga sh.p.k. Saudit Brothers Commercial Company, më datë 26.01.2015 dhe në pritje të kësaj vendimarrje dosja e vendimit nr. 449, datë 18.02.2013 nuk është dërguar në Gjykatën e Apelit për t’u shqyrtuar ankimi ndaj këtij vendimi nga shtetasi Zanmir Hasa.
Në këtë kontekst vendimi gjyqësor me numër 449, datë 18.02.2013, nuk ka marrë ende forme të prerë dhe për këtë arsye nuk mund të zbatohej, ndërsa ka ndodhur e kundërta pasi vënia e vulës sikur vendimi ka marrë formë të prerë ka bërë që vendimi të bëhej i zbatueshëm nga ZVRPP Durrës duke krijuar në vazhdim pasojat lidhur me disponimin e pasurisë së përshkruar sa më sipër.
Pikërisht kryerja e këtyre veprimeve nga ana e shtetasve Adriana Kanina – në cilësinë e Kryesekretares së Gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës dhe Ardena Veli në cilësinë e Kancelares së Gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës është në shkelje të hapur të ligjit procedural civil ku parashikohet se kur vendimi merr formë të prerë. Këto veprime të kundraligjshme, kanë krijuar pasoja të rënda në dëm të interesave të shtetasit i cili është zhveshur nga pronësia mbi pasurinë dhe si të tilla çmohet se këto shtetase kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.