• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhurimi i gjakut, Rama: Akt solidariteti i barabartë me një jetë

by A R
14/06/2016 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siç është bërë tashmë traditë, për të tretin vit radhazi në 14 qershor, Ditën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, nëpunësit civilë, stafi administrativ dhe kabineti i Kryeministrit dhuruan sot gjak për fëmijët talasemikë.

Njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq u vendos që në orët e para të mëngjesit në hollin Protokollar në COD dhe bashkë me punonjësit e administratës ishte edhe Kryeministri Edi Rama, një dhurues i hershëm i gjakut për fëmijët në nevojë jetike për të. Një akt solidariteti i barabartë me një jetë, e cilësoi Kryeministri, ndërsa bëri apel për vetëdijësim për domosdoshmërinë e solidaritetit.

“Në fakt është një shprehje e domosdoshme solidariteti, por është një nga ato shprehje solidariteti, ku jo vetëm përfitojnë ata që janë nevojë, por përfitojnë edhe ata që japin gjak, sepse është një proces shumë i shëndetshëm për organizmin. Kështu që, arsyeja pse unë i bëj thirrje të gjithëve të japin gjak është se duke pasur parasysh aq shumë fëmijë dhe aq shumë njerëz që kanë nevojë jetike për gjak, mundet që në të njëjtën kohë të bëjnë një proces të dobishëm për organizmin e tyre”, tha Rama.

Thirrje për mbështetjen e fëmijëve talasemikë bëri edhe përfaqësuesja e Kryqit të Kuq, Angjelina Pulluqi. “14 qershori është Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Për këtë vit janë mbledhur në rang vendi 3000 qese dhe vetëm nga Tirana 1500. Do të përfitoja nga rasti tu bëja një thirrje njerëzve të shëndoshë që kanë mundësi të dhurojnë gjak që është një veprim human, është një shpëtim jete, është një buzëqeshje për një fëmijë talasemikë dhe do t’i ftoja të gjithë t’i bashkohen thirrjes sonë për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë. Më vjen mirë që 14 qershori si shumë herë të tjera finalizohet pikërisht në Kryeministri”, tha ajo.

(java / r.a)

Next Post

Barcelona paguan gjobën 5.5 milionë euro për transferimin e Neymarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In