• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dhuratë” për ditëlindje të dashurës: Plagosje me thikë dhe hunda me gjak. Burg për shqiptarin në Gjermani

by Java News
27/12/2016 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për muaj të tërë ai e kishte torturuar, rrahur dhe fyer të dashurën e tij. Tani, 21-vjeçari shqiptar banues në Bon të Gjermanisë është dënuar me dy vjet e gjysmë burg. Dënimi për të riun u vendos nga gjyqtari Thomas Stollenwerk për shkak të rrezikut të dyfishtë si dhe lëndimeve trupore e kërcimeve, shkruan rundschau-online.de, e cila nuk tregon identitetin e vajzës.

SI E TORTUROI TË DASHURËN
Lista e veprimeve të këqija që shqiptari i ka bërë të dashurës së tij është e gjatë.
Në vjeshtë të vitit 2015, çifti ishte njohur në Facebook. Fillimisht ishte një dashuri e madhe. Ajo dëshironte që së bashku edhe të jetojnë, kurse donte të shpërngulej për të nga Offenbach-u në Bon.

Në Bon ata takoheshin shpesh në hotele. Por, shumë shpejt dashuria e tyre u bë një “marrëdhënie tipike e dhunshme”, kështu e përshkruan lidhjen e tyre, gjykatësi Stollenwerk, përcjell “albinfo.ch”.

I dënuari ishte një tip narcisoid dhe e kontrollonte gjithnjë të dashurën e tij. Ai e kishte izoluar prej shoqërisë, të afërmeve dhe familjes së saj. E kritikonte dhe i kërkonte të jepte arsyetime për çdo veprim.

Djaloshi shqiptar kishte filluar të ushtronte dhunë ndaj saj duke e goditur dhe rrahur gjithnjë e më shpesh. “Kështu, nga një femër e re me vetëbesim të madh, ajo ra në një humnerë”, thotë Stollenwerk.

Kulminacioni i vuajtjeve të vajzës erdhi në ditëlindjen e saj të 19-të. Ai e rrihte aq shumë sa që njëri sy kishte marrë pamje tjetër ndërsa hundët e saj aq shumë rridhnin gjak, sa që pikat e gjakut kishin rënë edhe nëpër mur. Megjithëkëtë, ajo prapë kthehej te torturuesi i saj. Kur ai një ditë ishte në një sallë sporti, ajo provoi të ikte. Por, ai e ndoqi me veturë, e mori dhe e dërgoi në një pyll. Atje e rrahu pamëshirshëm.

Në maj, marrëdhënies së dhunshme i erdhi fundi. Më 25 maj, 21-vjeçari e kishte rrahur të dashurën e tij, sepse ajo nuk kishte pastruar. Për herë të parë ajo iku te shoqëria dhe familja e saj, të cilëve iu besonte.

Ai vazhdonte të mos e linte te qete vajzën edhe sa ishte e strehuar te familja. Por, ajo vendosi që më 28 maj të kthehet tek ai, deri kur ai me 30 maj kishte shkuar ta merrte nga shkolla e lartë profesionale në Rheinbach dhe e ndaloi veturën në rrugë duke e rrahur atë për arsye se vajza i kishte treguar shoqes së saj për torturën që i bënte i dashuri.

Ai ia dogji xhupin, para se ta therte me thikë në pjesën e sipërme të kofshës. Për këtë arsye ajo përfundimisht e raportoi ish-të dashurin në polici.

Megjithëkëtë, ai edhe në gjyq, bëri viktimën duke e quajtur ish-të dashuren e tij si të çmendur dhe abuzive. Edhe gjatë seancës, ai ishte zemëruar disa herë. “Ishte një vendim i nevojshëm për të dërguar një sinjal të qartë”, argumentonte gjyqtari Stollenwerk vendimin e tij për të ta tejkaluar kërkesën e prokurorit për një vit e dhjetë muaj.
Albinfo/d.i.

Next Post
Chomsky: Donald Trump e rrezikon seriozisht njerëzimin

Foreign Policy: Dëshironi Intifadën e tretë? Mjaft që Donald Trump të zhvendosë ambasadën në Jeruzalem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitje e përbashkët SHBA–Shqipëri me forcave speciale, Ambasada Amerikane ndan pamjet nga Zall Herri

Stërvitje e përbashkët SHBA–Shqipëri me forcave speciale, Ambasada Amerikane ndan pamjet nga Zall Herri

April 27, 2026
Aksident i frikshëm në Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Aksident i frikshëm në Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

April 27, 2026

Politikanët nuk e kanë betejën me prokurorët, por me publikun

April 27, 2026
Kristian Prenga “trondit” botën e boksit/ Duel historik ndaj Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

Kristian Prenga “trondit” botën e boksit/ Duel historik ndaj Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

April 27, 2026
Vrasja që tronditi Lezhën, bashkëshortët Mujeci përcillen nesër në banesën e fundit

Vrasja që tronditi Lezhën, bashkëshortët Mujeci përcillen nesër në banesën e fundit

April 27, 2026
“Duhet të jemi gati për luftë”/ Kthesa historike e Gjermanisë, nis projektin e madh të riarmatimit

“Duhet të jemi gati për luftë”/ Kthesa historike e Gjermanisë, nis projektin e madh të riarmatimit

April 27, 2026
Pse u nominua Eric Wendt si ambasador në Shqipëri? DASH zbulon arsyet

Pse u nominua Eric Wendt si ambasador në Shqipëri? DASH zbulon arsyet

April 27, 2026
“Mos merrni vendime drastike”, Horoskopi për sot, si fillon muaji për çdo shenjë

Një maj lunetik! Meri Shehu rendit shenjat nga më fatkeqet tek ato fatlumet

April 27, 2026
“Nuk jemi përkushtuar si duhet”/ Berisha kritikon drejtuesit e PD: Nga sot, të gjithë duhet të riorganizojmë partinë

“Nuk jemi përkushtuar si duhet”/ Berisha kritikon drejtuesit e PD: Nga sot, të gjithë duhet të riorganizojmë partinë

April 27, 2026
Konjufca: Opozita po shfrytëzon institucionin e Presidentit për të rrëzuar qeverinë, po shkon shumë larg

Konjufca: Opozita po shfrytëzon institucionin e Presidentit për të rrëzuar qeverinë, po shkon shumë larg

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In