• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuratat e fundvitit, tendencat dhe çfarë preferojnë më shumë shqiptarët

by Java News
25/12/2017 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është rritur vlera e pakove që dërgohen, ndërsa është ulur sasia.Pakot janë bërë më të personalizuara, ndryshe nga vitet e tjera. Pra ka tendencë për dhurata më cilësore… Kompanitë e mëdha private apo institucionet shtetërore kanë vijuar trendin e viteve të mëparshme sa i përket dërgimit të dhuratave apo kartolinave përmes postës. Operatorët e shërbimeve postare tregojnë se produktet janë të njëjtat si gjithmonë, ku dominojnë më tepër axhendat e kalendarët, ndërsa shportat me produkte të ndryshme apo pakot me pije janë përdorur, por më pak. Ajo që po mbizotëron është dërgimi i shisheve të verës, që po i zë vendin shportave të mbushura me çokollata e ëmbëlsira të ndryshme, që ishin tipike vitet e kaluara.

Risia për këtë fundvit, sipas tyre, qëndron në dërgesa më të mëdha në Kosovë, duke qenë se bizneset shqiptare kanë dërguar atje më shumë se vitet e kaluara. Ndërsa sa u përket kartolinave, këtë vit kanë qenë të shumta institucionet që kanë përdorur kartolina të fshatit SOS apo të Fondacionit Down Syndrome, blerja e së cilave ndihmon financiarisht këto grupe në nevojë.

Eshtë vënë re një tendencë tjetër e kompanive private për sa i takon dërgimit të dhuratave. Po dërgojnë pako me vlerë më të lartë, por më pak të tilla. “Është rritur vlera e pakove që dërgohen, ndërsa është ulur sasia. Pakot janë bërë më të personalizuara, ndryshe nga vitet e tjera. Pra ka tendencë për dhurata më cilësore”- tregojnë ata.

Ndërsa sa i përket përdorimit të kartolinave nga institucionet private, se më së shumti, janë zëvendësuar me ato elektronike. Ata pohojnë qe fluksi pritet në fund, ndonëse me dërgesat kanë nisur që javën e shkuar.

Burime nga Posta Shqiptare shprehen se ecuria e këtij viti është në të njëjtin trend si vitet e mëparshme. Institucionet shtetërore, të cilët kryesisht zgjedhin të bëjnë dërgesat përmes këtij institucioni, dërgojnë kryesisht kartolina. Megjithatë, ata pohojnë që kanë pasur edhe pako si shporta apo pije, por më pak në numër dhe kryesisht nga biznese apo banka. Sipas tyre, këtë vit dominojnë produktet e marketingut: kalendarë, axhenda etj.

Operatorët e shërbimeve postare thonë se, sikurse ka ndodhur çdo vit, nuk arrijmë të “shpëtojmë” nga një traditë tipike shqiptare, ajo e dërgimit të pakove në momentet të fundit, ndaj pritet që fluksi më i madh të jetë pas datës 27./monitor

Next Post
Stuhia “Tembin” u merr jetën 240 filipinasve

Stuhia "Tembin" u merr jetën 240 filipinasve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

January 14, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Banka e Shqipërisë, program të ri për biznesin e vogël! Më shumë financim për…

January 14, 2026
Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

January 14, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

January 14, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Afatet e paraburgimit në lupë! Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi individual, jo në grup

January 14, 2026
SHBA reagon ashpër për sulmet e Metës ndaj Dumanit: Ne mbështesim ata që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Pezullimi i vizave për 75 vende, Ambasada Amerikane sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

January 14, 2026
Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

January 14, 2026
“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

January 14, 2026
2 vite nga vrasja e Liridonës, krimi u porosit për 30 mijë euro!/ Familjarët mesazh prekës: Nuk mësohemi dot me mungesën tënde!..

Apeli në Kosovë ul dënimin për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

January 14, 2026
Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit

Preken edhe Shqipëria & Kosova? Vendimi i papritur nga SHBA, pezullim masiv i vizave për 75 shtete

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In