Arrestohet pas dy vitesh një nga autorët e grabitjes së të moshuarës në fshatin Kqirë të Pukës.
Policia lokale thotë se ka përfunduar operacionin “Harresa”.
Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u ndalua V. N., 27 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Ky person, në bashkëpunim me M. N. (i shpallur në kërkim), më datë 20.08.2020, gjatë natës, në lagjen “Kishagji”, në fshatin Kqirë, Pukë, kanë hapur me forcë derën e banesës së M. N., 80 vjeçe, të cilën e kanë goditur dhe më pas kanë marrë shumën 100.000 lekë të rinj, në këtë banesë.
Vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
/a.r











